Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Genta Sula: Vila 31 të pasqyrojë edhe krimet e Sigurimit të Shtetit

17/01/2025
Genta Sula: Vila 31 të pasqyrojë edhe krimet e Sigurimit të Shtetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Genta Sula ka reaguar sot në lidhje me hapjen e vilës 31 në ish Bllok, vila ku jetonte diktatori Enver Hoxha.

Ajo propozon që Vila të shërbejë për një mësim më të thelluar të historisë duke përfshirë edhe dosjet e Sigurimit të Shtetit.

DEKLARATA E SULËS/ Sot, si Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, kam një  propozim të hapur bashkëpunimi për Shoqatën që administron Vilën 31, tani e njohur si “Vila 31  Art Explora”, banesë e pronarëve historike, të përndjekur, dhe më pas e Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhes.

Koçi Xoxe dhe Enver Hoxha ishin dy nga aktorët më të rëndësishëm të regjimit komunist në Shqipëri, ku rolet e tyre në shtypjen dhe persekutimin e kundërshtarëve politikë janë të dokumentuara gjerësisht.

Koçi Xoxe, si Ministër i Brendshëm, drejtonte Sigurimin e Shtetit, një organ i represionit dhe terrorit gjatë viteve të para të komunizmit. Nën drejtimin e tij, Sigurimi i Shtetit zhvilloi fushatat e para të mëdha kundër “armiqve të klasës”, duke përdorur metoda të tilla si arrestime pa gjyq, tortura, dhe ekzekutime, duke zbatuar me zell  politikat e Hoxhës.

Enver Hoxha, nga ana tjetër, ishte udhëheqësi suprem i Shqipërisë komuniste dhe arkitekti kryesor i politikave që do të përcaktonin fatin e vendit për dekada. Ai personalisht nënshkruante platformat e punës dhe vendimet që çonin në shtypjen e opozitës, kolektivizimin e dhunshëm, dhe izolimin e Shqipërisë nga bota e jashtme. Dokumentet historike na tregojnë se ai shpesh nënshkruante me dorën e vet vendime që çonin në arrestime, dënime të rënda, torture dhe madje edhe ekzekutime, duke treguar përgjegjësinë e tij direkte për shumë nga krimet e regjimit komunist.

Une besoj se këtu ka një mundësi të rëndësishme për të pasuruar përvojën e vizitorëve përmes:
Një ekspozite të përkohshme për të eksploruar jetën private të Hoxhës dhe Xoxes në kontekstin e rolit të tyre drejtues e urdhërues në survejimin, kontrollin, përndjekjen dhe terrorin e ushtruar.
Punëtori e seminare mbi ndikimin e diktaturës në kulturën dhe artin shqiptar, me theks propagandën dhe censurën.
Krijimi i materialeve informative për të dhënë një pasqyrë më të plotë të kohës së komunizmit në Shqipëri.
Ture të specializuara me histori dhe dëshmi nga dosjet e Sigurimit, për një edukim historik më të thelluar. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.