Berisha do shkojë në SPAK, PD paralajmëron protestë të hënën

Berisha do shkojë në SPAK, PD paralajmëron protestë të hënën

24
0
Shares

Në një nga paraqitjet e Berishës në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet ditën e hënë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Partia Demokratike (PD) ka njoftuar organizimin e një proteste ditën e hënë para selisë së SPAK-ut, në mbështetje të Berishës. Në një mesazh të shpërndarë përmes telefonave celularë, PD ka ftuar strukturat e saj të marrin pjesë në tubimin që pritet të nisë në orën 09:30.

“Të dashur miq, ditën e hënë, në orën 9:30, të mobilizojmë të gjitha strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP-it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do jemi aty në mbështetje të të drejtës, të ligjit dhe të vërtetës, që është në anën e kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga PD.

Protesta përpara SPAK-ut vjen pas vendimit të Apelit të Posaçëm për paraqitjen e Berishës në SPAK pavarësisht se hetimi është mbyllur dhe çështja do të nisë së shpejti në gjykatë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY