Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministri i Brendshëm në Kakavijë për situatën e rënduar të lëvizjes më kufi, gazetarët i kërkojnë llogari edhe për shpërblimet e policëve

29/12/2024
Ministri i Brendshëm në Kakavijë për situatën e rënduar të lëvizjes më kufi, gazetarët i kërkojnë llogari edhe për shpërblimet e policëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilluan një vizitë inspektuese në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, që lidh Shqipërinë me Greqinë, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në dy anët e kufirit.

Ata u takuan me autoritetet vendore dhe më pas takuan përfaqësues të policisë greke në Qendrën e përbashkët të Koordinimit.

Mē poshtë, përgjigjet në pyetjet e gazetarëve të Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha:

Pyetje: Në takimin që patët me palën greke, a duhet të ishte edhe homologu juaj grek se Greqia përfaqësohej në nivel sekondar?

Ministri Hoxha: Nuk mendoj se Greqia përfaqësohej në nivel sekondar. Ne jemi sot këtu për të vizituar dhe inspektuar masat e marra për të përballuar fluksin e qytetarëve shqiptarë në dalje e hyrje të vendit tonë. Unë shfrytëzova rastin për të bërë një vizitë në Qendrën e Koordinimit policor për të mbështetur edhe njëherë forcat e policisë shqiptare dhe për t’i inkurajuar ato në kryerjen e detyrës. Prioritet është lëvizja e lirë dhe e qetë, pa probleme, e qytetarëve shqiptarë në të dy anët e kufirit.

Pyetje: Deri tani nuk kanë dhënë rezultate, as qendra që është ngritur poshtë, as takimet mes dy palëve. Radhët kanë vazhduar të jenë dhe ka pasur raste radhët deri në 4 km. Për çfarë shërbejnë këto takime, sepse nuk ka ndryshuar asgjë?

Ministri Hoxha: Bashkëpunimi mes dy policive është një bashkëpunim i ndërsjellë, i cili ka prioritet lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Takime në nivel punonjësish policie dhe komandantësh të pikave të përbashkëta zhvillohen periodikisht. Në vijim të asaj që thashë më parë, unë pata në zyrë Ambasadoren e Greqisë, të cilës i shpreha shqetësimin për një bashkëpunim qoftë më të ndërsjellë, qoftë më të përbashkët për të bërë të mundur përballimin e fluksit të shtetasve shqiptarë në të dy anët e kufirit. Me sa jam informuar, këtë vit kemi një përmirësim më të mirë se vitet e tjera sa i përket menaxhimit dhe lehtësimit në pikat e kalimit kufitar.

Pyetje: A jeni në dijeni të ankesave të efektivëve të policisë që ende nuk kanë marrë lekët e shpërblimit, ato për orët shtesë. Çfarë do të ndodhë për këta?

Ministri Hoxha: Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të Policisë së Shtetit sa i përket një kriteri i cili vitet e tjera nuk ka qenë i realizuar për shkak të buxhetit.

Unë besoj se të hënën, Këshilli i Ministrave do të miratojë aktin dhe projekt-vendimin, të cilin ne e kemi propozuar për dhënien e shpërblimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Orët shtesë dhe suplementare janë të gjitha të parashikuara në Aktin Normativ, i cili është miratuar dhe të gjitha orët shtesë do të jepen sipas parashikimeve ligjore. Nuk ka asnjë keqkuptim e mosrakordim të strukturave dhe të projekt-vendimeve të dala nga qeveria në raport me dhënien e shpërblimit dhe orëve suplementare të Policisë së Shtetit. Çdo gjë është sipas asaj që neve kemi thënë dhe çdo gjë do të ndodhë sipas këtyre vendimeve të parashikuara në ligjin përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.