Erion Veliaj
“Sot që në ora 5 të mëngjesit Erion Veliaj është parë të lërë sallën sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të arepoportit te Rinasit. “Qëndronte i vetmuar, nuk shoqërohej nga njeri qe i veshur sport dhe në kokë mbante kapele”, tha një burim për Lapsi.al. Nga konfirmimet e mëtejshme të redaksisë u pohua se destinacioni i tij final janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan lapsi.al duke ngritur dyshime të forta nëse është një arratisje nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ende në detyrë.
Dy ditët e fundit Erion Veliaj ka kaluar momente dramatike përmes hetimit në SPAK dhe debatit me prokurorët nga mbledhja e Këshillit Bashkiak për ‘Nesti Angonin’. SPAK bëri më pas një shpjegim ku thotë se ka hetim për 4 akuza të rënda. Avokatët e akuzuan SPAK për metoda të Sigurimit të Shtetit.
Sot në mëngjes Veliaj ka marrë valixhen ndoshta edhe për një udhëtim reflektimi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/