Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Do i bëjmë të gjitha 3 muajt e parë”

25/12/2024
“Do i bëjmë të gjitha 3 muajt e parë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Do mbajmë çdo premtim dhe do rikthejmë ligjin në vend! Uroj që festat e tjera t’i bëjmë me një fitore më 11 maj, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me gratë demokrate në këtë fundvit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Nuk flas unë as për lugë të artë, as për kohë të artë.
Por unë flas, dhe ne flasim se ne, buxhetin, të ardhurat dhe pasuritë kombëtare do i kthejmë tek qytetarët.
Ne kemi hartuar një paketë, e cila do plotësohet dhe askush të mos mendojë se premtimi ynë 200 euro si minimum jetik, se rroga minimale 500 euro, se rroga mesatare 1200 euro, se karta e konsumatorit për t’i rikthyer pensionistëve dhe rrogëulëtëve të gjithë TVSH-në që paguajnë në dyqane, askush të mos mendojë se këto janë vështirësisht të realizueshme.
Jo, u them unë këtu, këto premtime kanë rezervën mbrapa.
Pse kanë rezervën? Sepse duhet t’i realizojmë, nuk mund të ketë koment.
Ne do i vendosim ato tre muajt e parë. Po, po!
Dhe i siguroj se nuk do mbetet asnjë projekt pa u realizuar.
Por kthehemi tek vargu i poetit, qen që nga froni hanë ëndrrat e të rinjve tanë.
Ne do bëjmë gjithçka që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet.
Nuk do ndërtojmë rrugën me çmimin e 10fishtë që ndërton Kroacia.
Nuk do ndërtojmë kurrë shkolla me çmimin e 10fishtë që ndërton BE.
Nuk do ndajmë kurrë 13 kilometra rrugë në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë.
Pra, çdo premtim i yni dhe të tjerat që do bëjmë, që i kemi në përpunim, për fermerët, për të rinjtë, do jenë realitet i padiskutueshëm.
Mbi të gjitha ne do rikthejmë ligjin në këtë vend.
Do rikthejmë sigurinë për qytetarin.
Do rikthejmë ecjen tonë drejt BE dhe begatimit të vazhdueshëm të shqiptarëve.
Uluni me çdo nënë, me çdo motër, me çdo vajzë, me çdo grua dhe shtroni pyetjet: çfarë ndodhi me ne këto vite të Luçiferit, se si ne mbetëm me pensione nga 160 mijë lekë, në një kohë kur malazezët fluturuan nga 150 mijë lekë në 450 mijë lekë, çfarë ndodhi që ne mbetëm me rrogën mizerabël minimale në një kohë kur rumunët arritën nga një rrogë 160 euro në një rrogë minimale 700 euro.
Pse këto? Po ky është ligji i tregut, nga tregu pasurohen, në treg të lirë pasuria shpërndahet, pasuria përfitohet. Sigurisht ka që pasurohen më shumë, por përfitojnë, nuk mbetet ky polaritet i tmerrshëm i krijuar nga këta që hanë ëndrrat e të rinjve. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026
Regjia e OSHEE, dritë mbi Belindën dhe hije mbi Ramën. Zyra e Kryeministrit nuk poston foto së bashku

El Pais, arrestimi i Diellës, korrupsion në zemër të qeverisë Rama

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.