Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Agron Gjekmarkaj rrëfen rrethanat e përplasjes me policinë, rrëzon deklaratën e bluve

24/12/2024
Gjekmarkaj: Rama 3” një broshurë, një manifest gënjeshtrash,  “dokrra pa kokrra”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti, n/kryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka shpjeguar në lidhje me goditjen që mori dje nga policia duke përfunduar në spital me komplikacione të frymëmarrjes.

DEKLARATA/,Nuk do të kisha reaguar përsa ndodhi dje me mua në protestë nëse Policia e Shtetit nuk do më fyente së dyti me deklaratën e vet publike e dizinformuese!

Nuk e pëlqej as e kërkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kërkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjëherë askënd!

Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogël bashkë me shoqëruesin tim, punonjës i Gardës së Republikës, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonëse u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policësh! Ju thashë mos më prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nënkryetari i Kuvendit të Republikës, deputet, pedagog Universiteti me butësi gati me humor, nuk shquhem për forcë fizike, nuk bëj palestër, ndaj bëni kujdes!

Me shtynë brutalisht, me shumë forcë, thyen edhe pasqyrën e veturës duke më ngritur gati në ajër mua! Më tërhoqi shoqëruesi me shumë mundim dhe një djalë nga Lezha përmes policëve teksa ndieja frymarrjen që po më ngadalësohej!

Sapo dola nga turma e policëve duke më terhequr të tjerët humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasojë e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtëpi por në spital!

Më ka mbetur në kujtesë egërsia në shikim e dy-tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946, u dukej e padrejtë që dikush guxon të protestojë kundër pushtetit të tyre se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik!

Përfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të gjithë ata që mu gjinden pranë, protestuesit, demokratët e qytetarët Qarkut të Lezhes, drejtuesit dhe deputetët e PD, mjekët e Spitalit Ushtarak dhe ata të QSUT-së, për ekzaminimet dhe shërbimin.

Falenderoj qindra miq e të njohur nga vendi e bota për atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre ende në pamundesi për tu kthyer përgjigje individualisht!

Shpreh keqardhje të thellë për të gjithë të lenduarit e të ndaluarit të cilët perpiqen për një Shqipëri më të mirë që nuk e morën vëmendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!

Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve! Qofshin ato të bardha për ju dhe të gjithë shqiptarët! Të tjerat do të jenë më të mira! r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026
Regjia e OSHEE, dritë mbi Belindën dhe hije mbi Ramën. Zyra e Kryeministrit nuk poston foto së bashku

El Pais, arrestimi i Diellës, korrupsion në zemër të qeverisë Rama

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.