Iu gjetën në automjet dhe në banesë, rreth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë në zonën e spitaleve ‘Nënë Tereza’, 22-vjeçari Kristi Buci.
Sekuestrohen lënda narkotike dhe një sasi municioni luftarak që u gjet në banesën e këtij shtetasi.
Si rezultat i hetimit proaktiv nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për goditjen e një rasti të shitjes së drogave të forta, është finalizuar operacioni policor i koduar “Interruption”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Kristi Buci, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/