“Në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të vërshojnë nga Tirana...

“Në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të vërshojnë nga Tirana dhe gjithë Shqipëria”

13
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha se në ora 17:00 është dita e betejës sonë. Të gjithë qytetarët e mbarë Shqipërisë të vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, tha Berisha.

PJESË NGA MESAZHI I BERISHËS/ Prap e kemi përpjetë rrugën, përsëri, por fitoren e meritojmë. Siç u bashkuam bashkë, tani do bashkohemi me qytetarët e tjerë. Tani ju do ta bëni natën ditë me qindra e qindra takime.

Dje patëm një grup që kishin marrë pjesë në fushatën e fitorës së Donald Trump. Çfarë na tha? Shumë interesante. Na thanë se, gjithçka e bazojnë takimet dhe çdo ditë nga mëngjesi gjer në darkë, secili nga ju e nga ne klikonte në google derën që kishte trokitur, dorën që kishte shtrënguar, kafenenë me kë kishte pirë, njerëzit që kishte takuar.

Pra, dita mbyllej me këtë bilanc për secilin aktivist, anëtar, anëtare, aktiviste që fitoi zgjedhjet. Të gjitha mediat i kishte kundër pothuaj, 90%. Edhe njëra, herë këej, herë andej mbante ato tv e mëdha. Të mëdhatë e tjera kundër. Të gjitha pollet kundër.

E gjithë elita, për fat të keq domethënë, e cila dukej se nuk kishte lidhje me tokën dhe qytetarët, por rrinte në ajër, vërshoi Hollivudin, vërshuan universitetet, të gjitha kundër Trumpit. Por qytetarët amerikanë votuan Trumpin, dhe e votuan sepse ata, mbështetësit e tij trokitën derëm më derë.
Mbështetësit e tij, në fund të ditës bënin bilancin e njerëzve që kishin takuar. Imagjinoni ju, njerëzit që kishin takuar, në një komb 340 milionë vetë.

Kështu pra, ne nisim këtë betejë të sigurtë në fitore. E nisim si njerëzit, si burrat dhe gratë që të pamundërën e bëjnë të mundur. E nisim si shumicë numerike dhe morale e shqiptarëve. E nisim me një program që ju jep përgjigjen më të shkëlqyer 3 muajt e parë problemeve më të dhimbshme të Shqipërisë, dhe vazhdon.

E nisëm duke patur përballë një grup të urryer për shqiptarët. Një grup jnerëzisht, individësh që kanë vjedhur shqiptarët sa askush tjetër në histori dhe i ka përzënë ata nga Shqipëria.

Në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurtë, në fitoren që meritojnë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY