Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SONILA MEÇO/ Mbyllja e Tik Tok! Parashqevisë ia zgjidhe hallin e vetes jo

21/12/2024
Sonila Meço “rrëfen”, pse nuk u ftua nga Edi Rama në darkën me gazetarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sonila Meço

Në autokraci është, brenda perimetrit të regjimit që lejuam të ndërtonte me “lejen” tonë. Ndaj se mbyll tik-tok-un, pasi ka bërë të tëra, të ka vendosur shkaravinën si simbol kombëtar, se ta paketon kriminelin në zyrë publike, se çon skaletën e lajmeve në tv kombëtare, se dhuron Sazan e Durrës dhe shet Shëngjin, se të helmon mandarinën, se nxjerr tankun në pandemi, se të mbyt me gaz lotsjellës kur kërkon të drejtën, se mbyll media, se falimenton eksportues, se të dend me miell serb e kanabis vendas, se kalb fruta e perime fshati, se të gropos në beton, se të le me pension gjynahqari, se të degdis si emigrant e syrgjynos si azilant, se të zëvendëson me bangladeshas, se të bllokon trafikun, të shemb shtëpinë, të “vret” ëndrrat e të ngjall makthet e së shkuarës, ta provokon Kosovën, të vjedh votën, burgos opozitën, sekuestron shoqërinë civile, kap drejtësinë, korrupton edhe FBI-në, të poshtëron e denigron gjersa i neveritesh vetes…pra ti, që merohesh se ai po bën gjëmën duke mbyllur tik-tok-un, vërtetë nuk e prisje edhe këtë? Vërtetë kjo ta çoi indinjatën në kulm?

Më thuaj tani, 5 muaj para zgjedhjeve nuk e gjente dot një sebep, pak kurajo e plot arrogancë të të mbyllë jo vetëm tik-tok-un, por edhe sytë…?!
Ai është në rregull me të vetën, e ka shpall autokracinë në narko-shtet.

Për mua më e rëndë qe heshtja e mësueve në atë sallë, e njerëzve, që kanë pranuar e toleruar me “ç’më duhet mua?!”, sepse ai lart është në rregull me të vetën, bën aq sa e lejojmë. Ja psh, për Parashqevinë nuk lejuam ta nëpërkëmbte më askush sapo e morëm vesh, e denigruam atë botin, e nxorëm nga mizerja dhe e kemi të ftuar nderi në festival.
Vlen më shumë kauza e saj, se jotja, që të kanë rrjepur e hedhur kripë përmbi?

Nuk besoj….epo atëherë gjeje pse Parashqevisë ia zgjidhe hallin e vetes jo. Mos më thuaj se dikush e meriton më shumë se ti. E di pse? Se ekziston e drejta e pamohueshme për një jetë dinjitoze, i/e padiskriminuar, trajtuar me respekt si i vlefshëm qofsh divë muzike, kryeministër, i pastrehë, mësues, fshatar a qytetar. Kjo është e drejtë thelbësore, që nëse nuk e di se e meriton, leri ato të mallkuara telenovela për një ditë e bëhu regjisori i jetës tënde!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.