Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

21/12/2024
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ervin Salianji

Të Enjten, pak para mesnatës disa duartrokitje qenkan degjuar në sallën e Parlamentit.
Mendja ta do se ligjvënësit do të kenë kaluar ndonjë reformë të fortë, ose një ligj për interes publik e në shërbim të qytetarëve.
Në fakt, sapo kishte marrë kartonat pro, nisma e qeverisë për legalizimin e kanabisit.
Pas kësaj, Kryetarja e Kuvendit në entuziazëm e sipër, paska uruar qytetarët për festat e fundvitit. U mbyll dhe ky sesiom parlamentar me sukses, duke hapur rrugën për licensën e shtrenjtë të drogës së ligjjshme, mjekësore.
Edi Rama e nisi qeverisjen me kanabis dhe po e mbyll me kanabis. Unë jam i bindur se ky është mandati i tij i fundit.

***

Kur në vitin 2015 bëra disa denoncime të cilat qeveria i mohonte u detyrova të hyja në parcela me hashash, në një atmosferë të rrezikshme pasi ruheshin me njerëz të armatosur, qeveria e mohonte përsëri!!
Kryeministri thoshte se kanë shkulur çdo rrënjë.
E vërtëta është se patëm një kanabizim masiv. Ngastrat ishin fidanishtja e narkoshtetit. Ata që u pasuruan me hashash, u futën në tregun e drogave të forta dhe në çdo anë të ekonomisë, duke prishur konkurencën dhe rritur artificialisht çmimet.
Sa herë qeveria mburret me rritjen e vlerës së pronës, ai nuk përmend faktorin kryesor, që është futja e parave të narko-trafikut në ndërtim.
Ato para të pista kanë sjellë vetëm dëm, dhe nga ana tjetër ngjarje, perplasje e hasmëri të përgjakshme me dhjetra të vrarë. Krime që vijojnë sot e kësaj dite.
Pra shajnia që pati lideri global se kanabizimi do sillte mrekulli ekonomike (sipas dëshmisë së ish zv.kryeministrit) ishte një marrëzi tragjike dhe kriminale.
Por Edi Rama nuk heq dorë. Ai humbi 2 ministra të brendshëm pikërisht për lidhjet me drogën e trafikun, dhe tani ka vendosur ta kultivojë me leje qeveritare, me liçensën që ai do ja japë fituesit të paracaktuar. Ky pra ngelet vizioni i tij dhe para këtyre zgjedhjeve.

***

Kryeministri hoqi vallen e preferuar në Bruksel, kur tha se kapituj të tjerë paska hapur Shqipëria me Komisionin Europian.
Propaganda që ecën shumë më shpejt se integrimi na e solli si arritje historike. Qeveria kalorsiake po çan rrugët e po shkel pengesat, e po na afron me familjen e madhe të kontinentit.
Po tamam atë ditë, doli një lajm që mandarinat tona ishin kthyer mbrapsht në kufinjtë e BE, pasi kishin pesticide dhe ishin të rrezikshme per shendetin.
Një dramë kjo për prodhimin vendas.
Të gjithë e dinë se ne do bëhemi pjesë e Unionit, kur të arrijmë disa standarte, e jo me llafe e kronika të gatshme nga arritjet e mëdha të Kryeministrit në Bruksel
Do të jemi pjesë e Unionit kur këtu fermeri të mos lihet në mëshirë të fatit, po kur ai të asistohet, e të kontrollohet si duhet, në mënyrë që mandarina e këtij vendi me tokë pjellore e të bekuar e me 300 ditë diell, të mos refuzohet.
Nëse nuk jemi në gjendje të eksportojmë këtë produkt që vjen nga asetet tona më të çmuara (e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prodhime të tjera) atëherë çfarë do të çojmë ne në BE? Apo sërish kanabisin, kësaj radhe nën maskimin, mjekësor e industrial.
Këtu në burgun e Fierit, në këtë kohë kanabisi e mandarinash ka një ironi. Unë që kam denoncuar fenomenin kriminal dhe lidhjet e tij me ministrat e brendshëm, jam në muajin e tretë të dënimit.
Ndërsa nuk është këtu asnjë për dëmin e madh që u është bërë fermerëve tanë, me mohimin e mbi 100 milionë euro ndihmë nga programet e Komisionit Europian, për shkak se qeveria vendosi të fusë duart e të shpërdorojë 33 mln euro të programit të mëparshëm. 33 mln euro të taksapaguesve gjermanë, francezë, italianë, belgë, etj. Tek mbështetja që mund të vinte nga BE, me siguri mund të ishte dhe zgjidhja për pesticidet, që do t’i bënte mandarinat tona të sigurta. Por kjo nuk ndodhi, sepse rilindasit jo vetëm i morën për vete ato para, por ende nuk kanë reaguar si duhet pas skandalit për ta bindur Komisionin që të rihapë rrugën e Ipard-III.
Jam shumë kurioz të di se si do reagonte ky që hap kapitujt tanë me Brukselin, nëse aty do të pyetej, si ndodhi që qeveria juaj vodhi taksat tona që i kishim destinuar për fermerët tuaj të varfër?
Kështu pra, po shkurtojmë distancën, po afrohemi me propagandë të çmendur me Bashkimin Europian. Duke duartrokitur drogën, e duke heshtur për kthimin e mandarinave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.