Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryeministri Rama mbyll tik tokun 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare

21/12/2024
Kryeministri Rama mbyll tik tokun 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot vendimin për mbylljen e Tik Tok vetëm 4 muaj para zgjedhjeve ndërsa që kontrolli i tij mbi këtë rrjet social nuk ia ka dalë të bllokojë videot kritike për qeverinë.

Ai lajmëroi errësimin e rrejtit në Shqipëri ndërsa  ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla gjatë një takimi me prindër, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore.

Debati për mbylljen e TikTok-ut erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, nxënës i shkollës “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij, pas një sherri që kishte si pikënisje një postim në TikTok.

“Është shumë më i fortë, është shumë më ndikues, është shumë më tërheqës ai “rrugaçi” i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia.

Ne Tik-Tok do ta mbyllim për një vit.

Kini parasysh që në ndërkohë kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6 deri në 8 javë, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tik-Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë!  Pastaj, gjatë atij viti do të shikojmë si do të veprojnë vendet e tjera, çfarë do të nxjerrë teknologjia për kufizime, për filtra, etj, etj, si do reagojë vetë TikTok se TikTok është një kompani që rrënjët e veta i ka në Kinë dhe po të shikosh TikTok në Kinë dhe po të shikosh TikTok jashtë Kinës, janë dy Tik-Tok të ndryshëm.

TikToku në Kinë promovon se si nxënësit të bëjnë mirë mësimet, se si ruhet natyra, se si është tradita etj. Rrugaçërira, perversitete, dhunë, bullizëm, krim, thika, presa, shpata, revole, euro, dollarë nuk sheh në TikTokun e Kinës. Ndërsa në TikTokun jashtë Kinës vetëm llum dhe vetëm qenëri.

Çfarë na duhet ne kjo? Dhe këtë e bën algoritmi. Është algoritmi që nxit dhe ju e dini shumë mirë,kemi qenë të gjithë në atë moshë dhe unë për veten time, i qëndroj akoma besnik vetes që kur  prindërit e mi më thoshin sa të mirë kishin qenë ata në kohën e tyre dhe sa problem ishin fëmijët në kohën time, thoja “betohu Edi Rama që kur të bëhesh si këta, kurrë nuk do të thuash sa të mirë ishim ne, sa problem janë këta’’ dhe unë nuk e them këtë.

Problem sot nuk janë fëmijët tanë, problem sot jemi ne, problem sot është shoqëria jonë, problem sot janë TikToku dhe gjithë toktokët e tjerë që na i marin peng fëmijët. Dhe e përsëris, njësoj si rrugaçi i lagjes, që është personazhi më tërheqës i fëmijërisë, nuk është tërheqës i pari i klasës. Të parin e klasës nuk e donjeri. Është tërheqës ai që të tërheq si të ikësh nga mësimi, si të shkosh të bësh qejf, si të ikësh këtej, si të dalësh andej, si kështu e si ashtu, ja thika, ja kjo e ja ajo”, deklaroi Rama. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.