Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOSOVË/ Seanca e përbashkët parlamentare në Kosovë, Albin Kurti: Për dy vendet aspiratë për ruajtjen e identitetit dhe bashkimin kombëtar

20/12/2024
KOSOVË/ Seanca e përbashkët parlamentare në Kosovë, Albin Kurti: Për dy vendet aspiratë për ruajtjen e identitetit dhe bashkimin kombëtar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërsa nisi në Prishtinë seanca e përbashkët plenare e dy parlamenteve të Shqipërisë e Kosovës, kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se Kosova e Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë e pa asnjë kusht. Ai vlerësoi Shqipërinë për mbrojtjen e interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare, teksa foli për sulmet ndaj Kosovës dhe për raportet me Serbinë.

“Seancë historike se është e para që po ndodh në Republikën e Kosovës dhe në Prishtinë si bashkim mes kuvendit të Republikës sonë dhe Republikës së Shqipërisë. Për të dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike e gjeopolitike të sigurisë që shoqërojnë rajonin e kontinentin gjatë këtij viti. Ky përbashkim përbën dëshmi se Kosova e Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë e pa asnjë kusht. Ne nuk mund të përfaqësojmë asgjë veç interesit kombëtar”.

Në vijim të fjalës së tij Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu aspiratën e dy shteteve tona atë të bashkimit kombëtar dhe ruajtjen e identitetit.

“Ju të dashur deputetë përfaqësoni qytetarët e dy shteteve dhe pjesëtarët e të njëjtit komb. Dy shtetet tona janë shprehje politike e së njëjtës aspiratë për ruajtjen e identitetit dhe bashkimin kombëtar. Legjislatura e parë e Shqipërisë e njohu Kosovës në 1991”.

Teksa bëri bilancet e  mbledhjeve të përbashkëta, Kurti tha se po punohet për heqjen e kontrollit në kufi gjatë gjithë vitit.

“Shpreh kënaqësi që sot kuvendet bëjnë bilancet në mbledhjet e përbashkëta qeveritare që nga mbrojtja infrastruktura shkëmbimet tregtare, turizmi energjetika, njohja e pensioneve, njehsimi i teksteve shkollore etj. Rezultatet janë të prekshme për të vijuar më tej. Shqipëria është ndër 5 vendet e para që Kosova ka vëllimet më të mëdha të shkëmbimeve tregtare. Tregu i përbashkët energjetik është funksional. Po punohet për heqjen e kontrollit në kufi gjatë gjithë vitit. Hapja e 26 vendkalimeve të reja. Kufiri mes Kosovës e Shqipërisë është si kufiri mes dy barkusheve të zemrës”.

Kurti e vuri theksin te pakicat shqiptare në rajon dhe tha se në Serbi ato janë më të diskriminuarat. Ai ftoi Shqipërinë që të ndjekë shembullin e Kosovës për sa i përket shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

”Komisionet e përbashkëta parlamentare të ndihmonin në këtë drejtim. Kemi punë përpara por edhe të ndihmojmë në jetesën e shëndetshme të shqiptarëve edhe në shtetet fqinje, në RMV dhe Mal të zi, por sidomos në Serbi. Komuniteti shqiptar në Serbi janë më të diskriminuarit në Europë. Shqiptarët nuk janë fajtor që janë autoktonë. Kemi ndarë 400 mijë euro për Luginën e Preshevës. Shpresojmë që të shërbejë edhe për Shqipërinë. Pakicat kombëtare në Kosovë janë bashkë me ne. Kosova e Shqipëria besojnë te të drejtat e njeriut, janë kontribuese të paqes në rajon dhe mbështesin proceset integruese të familjes euroatlantike”, tha në fjalën e tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026
Regjia e OSHEE, dritë mbi Belindën dhe hije mbi Ramën. Zyra e Kryeministrit nuk poston foto së bashku

El Pais, arrestimi i Diellës, korrupsion në zemër të qeverisë Rama

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.