Protesta para bashkisë së Tiranës, policia krijon konflikt dhe tension

Protesta para bashkisë së Tiranës, policia krijon konflikt dhe tension

11
0
Shares

U zhvillua edhe sot protesta e radhës para bashkisë së Tiranës ndërsa që ka pasur tensione pasi policia hapi rrugën për makinat. Para nisjes së protestës policia kishte njoftuar se do të ndalonte qarkullimin për shkak të protestës. Mësohet se policia e bllokoi rrugën në orën 11 dhe më pas e hapi sërish. Ky veprim i policisë solli tensione ndërsa protestuesit kundërshtuan hapjen e rrugës.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Dorian Teliti tha se askush nuk do ta bllokojë pritestën dhe i bëri thirrje policisë të mos mbrojnë kriminelët dhe hajdutët.

Sot për herë të dytë se ka ndodhur edhe para tre muajsh, policia e pushtetit provokon qytetarët, provokon protestuesit, për ti futur këta në konflikt civil me qytetarët e Tiranës. Nuk kanë faj protestuesit, nuk kanë faj as shoferët e makinave.

Faji është vetëm i juaji, i policëve dhe drejtuesve të Tiranës dhe i shefit të grupit të punës që menaxhon protestën, i cili nuk ka mbyllur rrugën që prej orës 11.00.  Kush e dha urdhrin që të futeshin qytetarët në konflikt. Jeni policia e pushtetit dhe për këtë gjë do të mbani përgjegjësi ligjore. Pasi ne jemi protestues paqësore siç e kemi bërë edhe 37 herët e kaluara. Te keni turp.

Ne nuk do kemi konflikt me qytetarët. I vetmi konflikt që kemi ne është, konflikti me Erion Veliajn, konflikti me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Pasi qytetarët janë njerëzit tanë. Dhe të vetëm makineri që ne kemi kundra, jo policinë e shtetit, por policinë e pushtetit. Dhe ju sot vërtetuat për të disatën herë që nuk doni të ja dini për kushtetutë, s’doni të ja dini për ligj, por doni të ja dini vetëm për urdhra të paligjshme”, tha Teliti.

Ndërsa drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi tha se kryebashkiaku, Erjon Veliaj është i shqetësuar për shkak të denoncimit të bërë mbrëmjen e djeshme. Ai theksoi se dje është zbuluar me fakte të pakontestueshme se si një punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Erald Ismaili, mere para nga kryetari i Bashkisë Tiranë përmes shoqatës “Byla” dhe kompanive që ka hapur në 2017 dhe 2018, dhe paguan drejtpërdrejt bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Këta banditë sot, që kanë marrë njoftimin zyrtar siç do të javë, që do të protestojmë para bashkisë, vendosën të fusin në përplasje qytetarët, protestuesit me qytetarët e thjeshtë. Ta harrojnë se Partia Demokratike do të tërhiqet, dhe ta harrojnë se ne do të bien pre e këtyre provokimeve. Është një oficer policie me dy yje, i cili erdhi duke bërë si shpirt i keq. “Ju lutem,” tha ai, “zhbllokoni pak rrugën, lërini autobuzët të kalojnë, të kalojnë dhe këto makina dhe vazhdoni normalisht.”

Asnjë nga protestuesit nuk e besoi, megjithatë vendosëm të fillojmë protestën, ta zhbllokojmë situatën dhe të zhvillojmë protestën. Çfarë ndodhi? Gënjyen, si gjithçka që bëjnë, mashtruan. Pse? Sepse donin të fusnin njerëzit në përplasje. Edi Rama, ti ministër i Brendshëm, ti përdorues droge, ti njeri që je nipi i Enver Hoxhës, ta dish që jo shefat e komisariateve, jo drejtorët e Policisë së Shtetit, po edhe Perëndia të vijë të zbresë këtu, Partia Demokratike, opozita nuk tërhiqet. Ne do të jemi këtu.

Erjon Veliaj, e di që je shqetësuar, Edi Rama, e di që je shqetësuar edhe ti për shkak të denoncimit të mbrëmshëm në Syri TV, për shkak të punimeve që po bëhen në sarajet e Surrelit, ku po hidhen me qindra, mijëra euro beton të fortifikuar për të forcuar shtëpinë tënde”, tha Këlliçi.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ben Blushi u shpreh se buxheti i akordohen 1.8 miliardë lekë inceneratorit fantazëm të Tiranës, për një shërbim që nuk kryhet. Ai shtoi se pothuajse zero është fondi për shtresat në nevojë, pothuajse asnjë parashikim për të ndërtuar çerdhe, kopshte, dhe shkolla të reja.

“Është një përpjekje kriminale, pasi nëse ka një autoritet që i ka shpallur luftë qytetarëve, kjo është bashkia e Tiranës. Vetëm dy ditë më parë, në këtë institucion u miratua buxheti më i madh që në fakt nuk është gjë tjetër, por buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Tiranës, buxheti më antisocial, me korruptin”, tha Blushi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY