Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Apeli i Posaçëm prish vendimin e GJKKO për inceneratorin e Fierit, gjykim tjetër me të tjerë gjyqtarë

19/12/2024
Pamjet, duhej të niste nga puna 3 vite më parë, asnjë mbetje nuk është djegur, por ka marrë miliona euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Posaçme e Apelit prish vendimin për inceneratorin e Fierit, çështja kthehet për rigjykim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të prishë vendimin e shkallës së parë lidhur me çështjen e inceneratorit të Fierit, duke e kthyer atë për rigjykim në të njëjtën shkallë, por me një trupë gjykuese të re. 

Ky vendim vjen pas ankimimeve të bëra nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe nga të pandehurit, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako, dhe biznesmenin Klodian Zoto.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët EngertPëllumbi (kryesues), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare),  më datë 19.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 26 akti, datë 04.04.2024regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe mbi ankimet eankuesve/të pandehurve L.K., A.B., P.A., S.C., F.M., A.Sh., A.K., E.M., K.Z., L.D., A.D., J.Y., kundër vendimit nr. 57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parëpër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Prishjen e vendimit nr.57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e akteve kësaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 20 (njëzet) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në vendimin e Apelit të Posaçëm.

Në shtator të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kishte dënuar Lefter Kokën me 6 vjet e 8 muaj burg për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “pastrim të parave”. Alqi Bllako ishte dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Klodian Zoto me 12 vjet burg. 

Të pandehur të tjerë në këtë çështje përfshijnë Pëllumb Abeshin, Sabina Canamerin, Azem Shaterin, Florian Muçën, Arben Dervishin, Arjola Kodrën dhe Juri Ymerajn. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.