Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhaferri lajmëron marshimin e protestës së studentëve me 19 dhjetor

17/12/2024
Xhaferri lajmëron marshimin e protestës së studentëve me 19 dhjetor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri lajmeroi sot nje proteste te te rinjve universitare me 19 dhjetor, marshim qe do te nise nga qyteti Studenti ne ministrine Arsimit.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka kritikuar ashpër premtimet e pambajtura të qeverisë për arsimin, duke e cilësuar Paktin për Universitetin si një tjetër “simbol mashtrimi” të kryeministrit Edi Rama.

“Pakti për Universitetin i shpallur në vitin 2018, pati fatin e premtimeve të tjera boshe si ‘shëndetësia falas’ apo ‘legalizimet falas’. Rama u zotua se buxheti për arsimin do të arrinte 5% të PBB-së duke nisur nga viti 2019, por në buxhetin 2025 ky nivel është vetëm 2.45% e PBB-së,” deklaroi Xhaferri.

Ai theksoi se fondet për arsimin janë larg pritshmërive: “Për arsimin parauniversitar janë planifikuar vetëm 1.79% e PBB-së, për arsimin profesional 0.17%, dhe për arsimin e lartë 0.49%. Për shkencën, një fushë jetike, investimi është vetëm 0.06% e PBB-së.”

Xhaferri denoncoi mungesën e investimeve në infrastrukturë, duke sjellë si shembull Universitetin e Durrësit. “Është ndërtuar një universitet pa asnjë konvikt, duke detyruar 18 mijë studentë të paguajnë qira të shtrenjta. Në Qytetin Studenti dhe konviktet e tjera, uji dhe ngrohja funksionojnë me orar, ndërsa tregu i qirave është fryrë nga pastrimi i parave në ndërtim,” tha ai.

Duke bërë një krahasim me Kosovën, Xhaferri shtoi: “Në Universitetin e Prishtinës, studentët paguajnë vetëm 20 euro për konvikt dhe 15 euro për ushqim në mensa. Në Tiranë, studentët trajtohen si burim fitimi, jo si një aset.”

Ai akuzoi universitetet publike për keqmenaxhim, duke përmendur shpenzimet e larta për siguri dhe lukse, ndërsa neglizhohen nevojat bazë të studentëve.

Në fund, Xhaferri bëri thirrje për një protestë. “Më 19 dhjetor, ora 12:00, ju ftojmë të bashkoheni në marshimin nga Qyteti Studenti drejt Ministrisë së Arsimit. Arsimi nuk mund të bëhet kurban i korrupsionit të Edi Ramës,” përfundoi ai. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Përplasje tragjike makinash në aksin Vlorë-Kotë, 2 drejtuesit mbeten pa jetë

22/03/2026
Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

22/03/2026
Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

22/03/2026
Protestë e madhe e opozitës te Kryeministria dhe institucionet e përfshira në korrupsion

Protestë e madhe e opozitës te Kryeministria dhe institucionet e përfshira në korrupsion

22/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Përplasje tragjike makinash në aksin Vlorë-Kotë, 2 drejtuesit mbeten pa jetë

22/03/2026
Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

22/03/2026
Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

Policia, arrestime mes protestuesve të opozitës, edhe 4 të mitur

22/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.