Botuesi i publik.al ka bërë bjë sqarim sot në lidhje me arrestimin e të birit sëbashku me një grup të rinjsh që shisnin e përpunonin drogë në Tiranë.
”Po e bëj këtë sqarim duke e botuar lajmin siç e kanë botuar te gjitha mediat edhe për djalin tim adoleshent E. N. Ju siguroj sipas infove që kam se djali im ishte i shoqëruar me shokët por nuk ka shitur apo perdour lende apo paisje dhe këtë do të vërtetojnë organet e drejtësisë.
Dyqani apo zyra e reklamuar nuk ështe prej muajsh në përdorim të medias që unë drejtoj. Ju garantoj se paçka se bën lajm më shumë pse është ndaluar djali i nje drejtuesi medie nuk ndryshon asgjé në profesionin tim dhe në median që unë drejtoj. Ju uroj më të mirat!”, shruan Naim Noka, botues i publik.al
Policia në Tiranë, lajmëroi sot se ka arrestuat në kuadër të operacionit “Drug party” 4 shtetas. Efektivët në kryeqytet shprehen se janë sekuestruar 300 tableta të dyshuara narkotike ekstazi.
“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 18 vjeç, D. V., 18 vjeç, K. P., 19 vjeç, dhe M. Ç., 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në rrugën “Pjetër Bogdani”, shtetasit e larpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 300 tableta të dyshuara narkotike e llojit ekstazi (MDMA).
Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit të shtetasit E. N., në rrugën “Pjetër Bogdani”, u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/