Kushtetuesja shtyn vendimin për kryetaren në një datë tjetër

Kushtetuesja shtyn vendimin për kryetaren në një datë tjetër

22
0
Shares

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të shtyjë për afro një javë vendimin e saj në lidhje me mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetiese, Holta Zaçaj.

”Sot, më datë 17.12.2024, ora 13:00, u çel seanca për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata konstatoi se gjyqtarja Holta Zaçaj, në datën 16.12.2024, është njohur me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë, ndërsa përpara seancës së ditës së sotme ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.

Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë, sipas kërkesës, deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim.

Për këto arsye, si dhe për t’i dhënë kohë të mjaftueshme edhe trupës për të studiuar paraprakisht opinionin, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 13:00”, njoftoi Gjykata Kushtetuese. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY