Dëmtimi i tokës, 3 persona në pranga dhe 6 kamionë të bllokuar

Dëmtimi i tokës, 3 persona në pranga dhe 6 kamionë të bllokuar

18
0
Shares

Arrestohen 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke shkarkuar inerte, në vende të ndryshme, si dhe procedohen penalisht 4 të tjerë.

Për secilin rast të konstatuar është mbajtur masë administrative nga IKMT me vlerë 15 milion lekë të vjetra.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë konstatuar duke transportuar e shkarkuar inerte dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Q. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga nenet 199 dhe 200 të Kodit Penal;

– A. R., 27 vjeç, F. N., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. M., 58 vjeç, F. H., 52 vjeç, P. V., 29 vjeç, dhe M. M., 40 vjeç”, njoftoi policia e Tiranës.

Dokumentet e 6 automjeteve (kamionë) me të cilat janë konstatuar këta shtetas, janë bllokuar, ndërsa automjetet iu janë lënë në ruajtje pronarëve të tyre. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY