Një i ri 25 vjeç u gjet pa jetë në një kanal vaditës pesë ditë pasi mungonte në shtëpi.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Cengelaj, në kanalin vaditës, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur në ujë, shtetasi A. D., 25 vjeç, banues në Peqin.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, për të cilin kishin kallëzuar familjarët se ishte larguar nga banesa më datë 07.12.2024”, njoftoi policia e Peqinit
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/