I burgosuri për masakrën e Urës Vajgurore ndëshkohet me regjimin 41-bis

I burgosuri për masakrën e Urës Vajgurore ndëshkohet me regjimin 41-bis

41
0
Shares

I burgosuri Fran Marashi për masakrën e Urës Vajgurore në virin 1997 është futur në regjimin 41- bis.

”Më datë 13 dhjetor 2024, me Urdhrin nr. 620 të Ministrit të Drejtësisë, i burgosuri Fran Marashi, i biri i Pal dhe i Dile, i datëlindjes 19 shkurt 1978, lindur dhe banues në Shkodër, është vendosur në Regjim të Posaçëm “41-bis” në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë në Peqin për një periudhë njëvjeçare.

Fran Marashi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas vendimit nr. 31, datë 31 janar 2000, për kryerjen e disa veprave penale të rënda, përfshirë:
– Pjesëmarrje në banda të armatosura
– Vrasje me dashje të punonjësit të policisë (katër raste)
– Vrasje me dashje të punonjësit të policisë, mbetur në tentativë (dy raste)
– Vrasje me dashje
– Heqje e paligjshme e lirisë

Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, Fran Marashi është dënuar tre herë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe dy herë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”. Këto janë parashikuar nga nenet 323/1, 25, 278/2, 324/a/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së burgjeve.

Nga të dhënat e publikuara nga burgjet, rezulton se i burgosuri ka shkelje të përsëritura disiplinore nga viti 2011 deri më sot, të lidhura me futjen dhe përdorimin e sendeve të ndaluara në institucion. Ai përbën rrezik të lartë për arratisje dhe për sigurinë e brendshme të institucionit.

Regjimi i posaçëm “41-bis” zbatohet ndaj individëve që kanë kryer vepra të rënda penale në kuadër të organizatave kriminale, terroriste apo bandave të armatosura dhe që përbëjnë rrezik të lartë shoqëror. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY