Gazetarja skanon pasurinë e vëllait të Erion Veliaj, nga viti 2016, leku-vu!

Gazetarja skanon pasurinë e vëllait të Erion Veliaj, nga viti 2016, leku-vu!

47
0
Shares

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se në dhjetë vite, kompania Gogel e Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt ka xhiruar 32 milionë euro, ndërkohë që në vitin 2014 kishte një xhiro 240 mijë euro.

Xama: Pasuria e Erion Veliajt e deklaruar deri në vitin 2022, është një apartameent, 111 metra katrorë. Është bashkëpronar i një tjetër apartamenti bashkë me Ajola Xoxën, 162 metra katrorë dhe të ardhurat nga paga dhe shpërblimet. Këto janë pasuritë e deklaruara, kapin vlerën 31 mijë euro në vit nga pagat dhe shpërblimet. 16 mijë euro nga shpërblimet dhe 15 mijë euro nga paga. Pra zoti Veliaj më shumë fiton duke udhëtuar jashtë vendit sesa duke ushtruar detyrën si kryebashkiak. 

Nëse shohim pasurinë e familjarëve, aty do të gjejmë se ka asete në pasuri të patundshme dhe në llogari bankare të bashkëshortes. Pasuria e Xoxës, bazohet në kontratat e konsulencës, duke shërbyër në një zyrë ligjore, por edhe në një shtëpi botuese, ku ka qenë trashëgimtare. Ka deklaruar se ka trashëguar 200 mije euro nga babai dhe të ardhurat vjetore kapin vlerën 40-50 mijë euro në vit. Nga një llogari për vitin 2022, Xoxa ka gjeneruar të ardhura nga pagat, qira dhe të tjera, në vlerën 41,800 euro. 26 mijë euro kanë shkuar për depozitë bankare dhe pjesa e mbetur për të jetuar, pra shpenzon rreth 1250 euro në muaj.

Pasurinë më të madhe që kemi konstatuar është ajo e vëllait, Arbër Veliaj. Ai ble 10% të kuotave të Gogel për 100 euro. Kompania gjeneronte të ardhura 100 mijë euro në 2011 dhe fitonte 20-30 mijë euro.

Po të shohim ngjitja e kompanisë Gogel bëhet pasi Arbër Veliaj bëhet 100% aksioner i kompanisë dhe lidhet me karrierën politike të vëllait të tij. Gogel në vitin 2014, dyfishon xhiron në 230 mijë euro. Pastaj 430 mije euro. Nga viti 2016 deri 2022 xhiro mesatare 3 milion euro në vit dhe kulmon në 2023, me 8 milionë euro xhiro. Nëse i mbledhim janë afërsisht 32 milionë euro para të cilat ka xhiruar kompania Gogel shpk që zotërohet nga vëllai i Erion Veliajt. Pra 32 milionë euro xhiro në dhjetë vite. Nëse do të bënim një analizë do të kishim pikëpyetje, se si vetëm të afërmit e njerëzve me pushtet kanë kompani të suksesshme. SPAK do të shohë klientët e kompanisë Gogel, nëse ata kanë konflikt interesi dhe janë përfitues të fondeve të Bashkisë së Tiranës. 

Familjarët e Veliajt nuk mund të shkëputen dot nga zoti Veliaj në hetim. Vetëm nëse do të bënin një krim që nuk kishte lidhje me Veliajn, do të hetoheshin nga një prokurori rrethi. Ne kuptojmë që i dyshuar për afera korruptive, etj, është zoti Veliaj, por përfitimi pasuror është bërë përmes aseteve të familjarëve të tij.

Edhe ligji për deklarimin e pasurive, ka shumë hapësira ku mund të deklarosh të ardhura konfidenciale që nuk janë publike. Ka disa hapësira që nuk i dimë të gjithë pasuritë që zotërojnë. Por aq janë të detyruar të deklarojnë. tpz.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY