Dëshmon babai i Martin Canit, i kthehet çanta e librave e të...

Dëshmon babai i Martin Canit, i kthehet çanta e librave e të birit që iu vra

90
0
Shares

Martin Cani

Engjëll Cani, babai i Martin Canit, i mituri që u vra pranë Shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka dhënë dëshminë e tij për herë të parë këtë të mërkurë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Ai është pyetur në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria e Kryeqytetit, lidhur me rrethanat e ngjarjes tragjike.

Gjatë dëshmisë, Cani ka deklaruar se nuk ishte informuar nga shkolla apo ndonjë institucion tjetër për një konflikt të mëparshëm që i biri kishte pasur me të dyshuarin për vrasjen, Mario Përlleshaj, katër ditë para ngjarjes. Oficerët e Policisë Gjyqësore e kanë pyetur gjithashtu nëse familja e të dyshuarit e kishte kontaktuar pas ngjarjes, por Cani ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim.

Babai ka shtuar se bashkëshortja e tij kishte marrë vetëm një telefonatë nga shkolla për ngjarjen tragjike, por përpjekjet e tyre për të komunikuar më tej me stafin e shkollës kishin rezultuar të pasuksesshme, pasi askush nuk u ishte përgjigjur në telefon. Ai ka thënë se çfarë kishte ndodhur e kishte mësuar vetëm pasi kishte mbërritur në spital.

Në të njëjtën ditë, Engjëll Canit iu kthye çanta e shkollës së të birit, e cila ishte sekuestruar nga policia si provë materiale në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Mario Përlleshaj ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe është në pritje të vendimit të Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, pasi ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë, duke pretenduar se ka vepruar në kushte të vetëmbrojtjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY