Arrestohet në flagrancë në Tiranë, një 65-vjeçar që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë se do ta vriste.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tomi Kristo”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë se do ta vriste, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi i shtetasit Sh. V., 65 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.
Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Tomi Kristo”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si dhe e ka kanosur atë.
Gjatë kontrollit të banesës së 65-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës thikë, një armë zjarri kallashnikov, 4 krëhra dhe municion luftarak”, njoftoi policia e Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/