SPAK ka zgjeruar hetimet në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duke ushtruar kontroll në banesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Arbër Veliaj, administrator i kompanisë së marketingut “Gogel”, është përfshirë në hetimet e SPAK, i cili ka sekuestruar telefonin e tij gjatë kontrollit në banesë.
Ndërkohë paradites së sotme, SPAK kreu kontrolle në ambientet e kompanisë “Harabel”, e cila administrohet nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt si dhe në shtëpinë e Erion Veliaj. Sipas burimeve, “Harabel” dyshohet se është financuar nga fondet që lidhen me aferën e inceneratorëve, përfshirë atë të Tiranës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/