Nga Jorida Tabaku
Shqiptarët dëgjuan prezantimin e buxhetit të 12 socialist. Qeverisja socialiste në këto 3 mandate morri një vend me zyrtarisht, edhe pse unë dyshoj thellësisht në këto shifra, por zyrtarisht me gjysmë milioni më shumë shqiptarë që sot kanë emigruar dhe na kanë ofruar një vend ku 1/3 e popullsisë është pensionistë, pjesa tjetër shqiptarë me punëtorë me pagë minimale 40 mijë lekë, 30 mijë profesionistë të lirë ku 10 mijë kanë mbyllur sipërmarrjen e tyre si pasojë e taksimit socialist antikushtetues mbi to dhe në fund bujqit mbi 500 mijë të tillë.
Në 12 vite të një qeverisje të mbushur me skandale korruptive, abuzime me pushtetin që shkëlqejnë me instalacionin e inceneratorëve që u firmos fap fap fap, vazhdojnë me koncesionet dhe PPP-të në shëndetësi që dërgojnë mbi gjysmën e buxhetit të shëndetësisë dhe që ulin buxhetin e shëndetësisë në nivelin më të ulët. Që thellohen edhe më shumë me rrugët e florinjta dhe projektet e florinjta në infrastrukturë që një rrugë me standartet e BE ndërtuar e prokuruar nga BE kushton 1.2 mld euro për 123 km në ndërkohë që në Shqipëri kushton po kaq për 20 km rrugë.dhe kjo pa kaluar tek faza e “shto ujë e shto miell” siç rëndom ndodh me këto projekte.
Prej 12 vitesh socialistët kanë ndryshuar mbi 180 herë ligjin e procedurave tatimore, kanë ndryshuar taksat duke ndërtuar një skemë me pesë shtresa ku përherë, në çdo ndryshim, nuk kanë përfituar as profesionistët e lirë, shtresa e mesme, bizneset e vogla dhe as sipërmarrësit e rinj. Në çdo ndryshim të këtyre 180 kusur ndryshimeve të tatimeve nuk ka ndryshuar në asnjë moment taksimi i punës, madje ai është shtuar përherë e më shumë. Punon dy punë sepse nuk të del një punë? Duhet të paguash më shumë! Ndërton një hotel me pesë yje sepse paratë e korrupsionit të 5D nuk di ku ti çosh? Mos u mërzit ministrja e Turizmit ka një surprizë për ty, taksimi 5% që erdhi si produkt i ligjeve me porosi për interesa oligarkësh është një incentivë për paratë e tua.
Nëse je një sipërmarrës që ke një biznes të vogël, duhet të paguash TVSH-në për shërbimet e tua 20% por nëse ke një hotel të madh që është investim strategjik mbase në një tokë që pronari nuk i dihet apo e ke ndryshuar në ndonjë bashki, sërishmi mos u mërzit sepse qeveria për ty ka përgatitur një taksim special me një TVSH të zbritshme 5%.
Nëse je një pensioniste apo pensionist duhet të paguash TVSH-në 20% për shportën e ushqimeve, do të duhet të paguash faturën e ilaçeve dhe pakkgjë të rimbursohet. Por, nëse je pronari i një jahti luksoz atëherë të tolerohen.
Shqipëria e socialistëve është praktikisht ajo e një minorance, një elite të vogël të korruptuar, që parlamentin e ka kthyer në noterin e dëshirave të kësaj minorance. Që sikundër e pamë në rastin e inceneratorëve, që shkruheshin ligjet me porosi në zyrat e pronarëve fiktivë të inceneratorëve, e më pas vuloseshin nga drejtorët servilë të qeverisë, ashtu ndërtohet dhe paketa fiskale edhe buxheti socialist.
Megjithë 180 ndryshimet, rekord Guinnes, prapë se prapë arka e qeverisë nuk ka mundur të mbledhë më shumë se sa 27% të PBB nga taksat. Me gjithë deklaratat për përmbushje të objektivave dhe planeve vjetore, prapë buxheti i shtetit mbledh njësoj sa në 2013. Qeveria socialiste e morri arkën e shtetit me 25%-26% të PBB mbledhje të ardhurash dhe po kaq e ka.
Kanë 12 vite që deklarojnë se shqiptarët po paguajnë ndershmërisht dhe në mënyrë të drejtë taksat. Ndërsa vazhdojnë t’i taksojnë padrejtësisht 95% të tyre, të taksojnë padrejtësisht punën e tyre, dijen e tyre, shpirtin sipërmarrës të tyre madje akoma më keq u veshin tarifa të larta abuzive në faturat e energjisë elektrike, faturën e ujit për shërbime që nuk i ofrojnë. Pastaj premtojnë çdo dy vjet ujin 24 orë!
Pikërisht kjo skemë e taksimit socialist, promovuar në të 12 buxhetet socialiste, ka qenë arsyeja parësore përse biznesi dhe shqiptarët kanë zgjedhur t’i shmangen shtetit, pasi qeveria ka operuar pandershmërisht ndaj tyre. Përmes taksimit socialist të pandershëm ndaj punës në vitin 2014, shumë të punësuar vendosën të hapin NIPT-et e tyre për tu tatuar si personaz fizik. Qe një zgjedhje për një veprim të pandershëm të qeverisë karshi punës dhe mundit të tyre dhe ato gjetën rrugëdaljen duke iu shmangur një tatimi të pandershëm socialist. Njësoj siç e gjetën zgjidhjen sipërmarrjet e vogal në shmangien e deklarimit sepse filzofia e socialistëve në pushtet ishte merrja të voglit për t’ia falur të fortit oligark.
Në vitin 2021 në fushatën elektorale kur Partia Demokratike premtoi taksimin mbi xhiron 2.5% ishte qeveria socialiste që u premtoi abuzivisht dhe pandershmërisht biznesit të vogël tatim 0%. Ua bëri këtë premtim edhe pse raportet e FMN, që më vonë u bënë publike, e këshillonin qeverinë që të taksonte biznesin e vogël pikërisht 2.5%, por qeveria socialiste si përherë i gënjeu shqitparët, gënjeu biznesin e vogël dhe profesionet e lira dhe një vit më pas u vendosi atyre taksimin e pandershëm dhe antikushtetutes të profesioneve të lira. Ata që në 2021 deklaruan 0 taksim për biznesin e vogël, në 2022 thërrisnin për drejtësi. Cilën drejtësi? Drejtësinë e taksimit ndaj të dobëtit dhe shtresës së mesme ndërsa me ligje promovohen favore fiskale dhe tatimi ndaj një grushti të vogël.
Kjo pandershmëri, kjo padrejtësi e kthyer në shtyllën se si operon dhe vepron qeveria socialiste ka prodhuar rritjen e informalitetit dhe kjo është arsyeja përse pas çdo deklarata për aksione anti-informalitet fshihet urtësia popullore e “mbarsjes së malit për të pjellë një mi!”. Kam numëruar, e me gjasë mund të jenë më shumë, por kjo qeveri socialiste ka 8 aksione anti-informalitet…pas çdo aksioni shpall fitoren dhe në fillim të aksionit të radhës shpall betejën finale. Kjo pra është paketa fiskale dhe filozofia e taksave të qeverisë socialiste. 12 vite varavingo me taksa të larta që nuk ndërtojnë as një klimë më të mirë biznesi dhe as rritje të ekonomisë për xhepat e shqiptarëve.
Dëgjuam për rritjen ekonomike, për një dyfishim të GDP. Pyetja është nëse shqiptarët sot e ndjejnë këtë rritje ekonomike? Nëse shifrat e prezantuara në këtë buxhet i ndjejnë shqiptarët që punojnë, kanë biznese, familje për të mbajtur, shtresa e mesme, pensionistët dhe bujqit? A paguajnë sot shqiptarët më pak për produktet e shportës? A marrin rroga më të larta reale? A prodhon sot bujqësia më shumë? A përkthehet gjithë kjo ekonomi në më shumë investime të huaja direkte në sektorët më të rëndësishëm që ndërtojnë një vend prosperoz? A është pra modeli ekonomik socialist që na është shitur gjithë këto vite, një model që i shërben shqiptarëve? Apo është modeli socialist që pasuron zv kryeministrat që ia mbathin jashtë pasi zbulohen se janë pas aferave korruptive? Modeli që frymëzon ministra dhe ish ministra që janë sot nën hetim?
Ndërkohe që propagandohet se ekonomia ka patur një rritje reale prej 35% në këtë dekadë dhe Kryeministri mburret që PBB për fyrmë ka patur një rritje reale prej 42%, 500 mijë pensionistë në qytet kanë një rritje reale afër zeros për të gjithë dekadën, ose rreth 0.15% ne vit (janë indeksuar me inflacionin). Për më tepër, qytetarët që dalin në pension sot, ndonësë ekonomia është rritur dhe kontributet i kanë dhenë në këtë ekonomi të re, marrin te pensionet e reja që janë më të ulta se pensioni mesatar, gjë që i bën më vulnerabël përballë rritjes së çmimeve.
Pra ku është suksesi i një modeli ekonomik që ka vetëm ndërtimin një vagon të vetëm që përparon?! Tek një pakicë!
Pensionistët janë 30% e popullsisë në tkurrje të vendit dhe ato sot janë viktima të një skeme dhe reforme pensionesh të vitit 2015 që u shit si shpëtimi i pensionistëve dhe që rezultoi në një skemë abuzive dhe të pandershme në kurriz të atyre që për vite me radhë kanë ndërtuar jo vetëm Shqipërinë e pas viteve 1990 por edhe një pjesë të mirë të Shqipërisë komuniste.
Ata që dolën në pension pas reformës socialiste të vitit 2015 kanë marrë pension mesatar 15 mijë lekë ndërkohë që përpara këtij viti pensioni mesatar ishte 18 mijë lekë. Kjo rënie është një prej shumë treguesve për skemën e pensioneve që sot po tenton të rishikohet vetëm sepse ka dështuar reforma e famshme e pensioneve drejtuar dhe ideuar nga qeveria socialiste.
Shihni pensionin rural që ka sipas INSTAT 350 mijë të punësuar në fshat dhe vetëm 72 mijë të siguruar dhe kjo diferenca prej 80% mes të punësuarve të deklaruar dhe atyre që paguajnë siguracione është produkt i një nga tetë luftërat kundër informaliteit të qeverisjes socialiste që gjoja zeroi informalitetin në fshat ndërkohë që prodhon gjithnjë e më pak pensione të fshatit.
Në vitin 2013 qeveria socialiste morri një buxhet që kishte 7% të totalit të shpenzimeve për pensione ndërkohë që deri në vitin e 12-të, shpenzimet për buxhetin e pensioneve janë po tek 7%.
Për t’i mbajtur në gjumë pensionistët qeveria socialiste nisi një projekt shumë interesant. Një vit më parë deklaroi se kishte zbuluar naftën më të mirë se sa nafta e Arabisë Saudite, që do e shpëtonte pensionistin nga hallet duke u premtuar lugën e floririt në pleqëri, meqë në rini ua kishte premtuar Partia e Punës. Më vonë deklaroi se do të mblidhte taksën e fitimeve ekstra si pasojë e krizës së çmimeve dhe energjisë elektrike, edhe me këtë taksë ajo deklaroi lugën e argjendit për pensionistët.
Produkti i këtyre dy aksioneve të forta është pensioni real është ulur me 16%. Pensionistët kanë sot të ardhura më të uëlta se sa në vitin 2014, sipas INSTAT pensionistët shpenzojnë 59% të të ardhurave të tyre për ushqimet e shportës, dmth për ushqimet më bazike. Fuqia e tyre blerëse vazhdon të bie sa më shumë që propaganda e qeverisë premton lugën e floririt nga Shpiragu apo taksën ekstra nga takimet pompoze qeveritare.
Meqë ende nuk kemi asgjë të re nga fronti naftës qeveria i mban pensionistët me gajret përmes rritjeve groteske si ajo e 20 lekëve në ditë. Ndërkohë që pensionet e rajonit janë 2.2 herë më të larta se sa e vendit tonë. Mali Zi, që në fakt qeveriset nga një elitë e re politike, ka vendosur që të risë pensionin minimal në 450 euro, me pak fjalë e rriti pensionin me 150%. Maqedonia e Veriut e rriti pensionin mesatar në 460 euro, me një rritje 30%, Bosnja e rriti pensionin në 369 euro edhe të mendosh që kjo e fundit ka tre qeveri brenda një shteti. Ndërkohë që Serbia, me të cilën në të vërtetë ne duhet të rivalizojmë, e ka çuar pensionin mesatar në 388 euro me një rritje prej 22%.
Mirëpo qeveria shqiptare më mirë preferon që të dërgojnë me një dorë 430 mln euro në kontratën e inceneratorëve, apo të rishikojë buxhetin për tenderime infrastrukturore me shifra disa herë më të larta se sa rajoni në vend që të ndërmarrë nisma për të rritur pensionet. Dhe në ndërkohë i gënjen pensionistët duke u dhuruar atyre lëmoshë dhe proapgandë në vend të një pensioni dinjitoz.
Në ndërkohë propaganda se janë të punësuarit dhe sipërmarrjet shqiptare që kanë përfituar nga rritja ekonomike. Paga mesatare e shqiptarëve është rritur por sa është rritur ajo realisht krahasuar me inflacionin dhe me rritjen e çmimeve të ushqimeve? Sipas INSTAT paga reale e shqiptarëve është rritur me 22% në 11 vite.
Nëse rritja është qesharake dhe e pamjaftueshme duke marrë për bazë rritjen e çmimeve të analizuar sipas INSTAT rezulton që çmimet e shportës së ushqimeve që nga viti 2014 e këtej janë rritur me 55 përqind duke pasur një rritje thuasje 30% më të lartë se sa inflacioni. Edhe sipas Eurostat, në 2012 Shqipëria kishte ndër çmimet më të ulta të ushqimeve ne Ballkan, pas Maqedonisë së Veriut dhe aq sa Rumania, sa 68% e mesatares se BE. Në 2023 çmimet e ushqimeve janë sa 91% e mesatares së BE duke u klsaifikuar nga Eurostat në një grup për shtrenjtësi çmimesh si Hollanda, Çekia, apo Spanja. Ndërkohë në Maqedonine e Veriuat janë sa 68% e BE dhe ne Rumani sa 74% e BE. Pra Shqiptaret sot paguajnë çmime Europe me paga dhe pensione Shqipërie.
Kjo do të thotë që familjet shqitpare kur shkojnë në markete, supermarkete, apo tregu fshatar i lagjes shpezojnë më shumë që nga viti 2014. Paga reale dhe të ardhurat reale të familjeve shqiptare kanë pasur një rritje shumë herë më të vogël se sa rritja e çmimeve të ushqimeve. Buka dhe Drithëra në 2012 ishin sa 66% e BE, sot sa 83% e BE-së. Mishi në 2012 kushtonte sa gjysma e BE, sot sa 81% e çmimit ne BE. Dhe me e tmerrshmja, bulmeti ne 2012 kushtonte sa 84% e BE, sot çmimet janë 120% e mesatares se BE, ose po aq sa në Luksemburg apo Norvergji.
Anketa e Familjes së INSTAT tregon se familjet shpenojnë 40% të të ardhurave të tyre për ushqimet bazike, dmth për pazarin e ditës apo javës. Çmimeve të ushqimit dhe pijeve jo alkolike janë rritur me 55% në një dekadë. Ndërkohë që shpenzimet mesatare mujore të një shqiptari për ushqime dhe pije jo alkolike janë rritur me vetëm 700 lekë ose 21% në këtë periudhe. Pra shqiptari sot ose blen më pak produkte, apo produkte të një cilësie më të keqe, se sa në vitin 2014, duke ju kthyer në lluks mishi dhe bulmeti. Një shqiptar sot paguan më shumë, merr më pak dhe ka kosto më të lartë jetese. Kjo bëhet me e rëndë për një pensionist, të cilët shpënzojnë gati 50% të të ardhurave të tyre mesatare për ushtiqime, ndërkohë që pensionet nuk rriten.
Me fjalë më të qarta. Një qytetar sot shpenzon më shumë, blen më pak dhe kjo falë inflacionit socialist!
Gjithsesi qeveria pretendon se rritja e çmimeve vjen si pasojë e luftës në Ukrainë, kuptohet justifikimi është i lehtë meqë kemi situatën në Ukrainë. Madje justifikohen se e kemi një inflacion të importuar.
Kjo është qesharake dhe e pandershme si çdo mashtrim dhe gënjeshtër publike që lëshojnë gjithë këto 12 vite. Deri ne vitin 2021, para krizës se çmimeve, në BE inflacioni i përgjithshëm nga 2013 qe sa inflacioni i ushqimeve dhe pijeve jo alkolike (pra çmimet e ushqimeve rriteshin në një linje më çmimet në përgjithësi). Ndersa ne Shqiperi deri ne 2021, ushqimet u rriten me 15% me shume se inflacioni i pergjithshëm. Sot ne BE, pas krizës në Ukraine, çmimet e ushqimve jane vetëm 13% më të larta se inflacioni i përgjithshëm. Ndërsa ne Shqipërine e varfër, çmimet e ushqimeve janë 20% më të larta se inflacioni i përgjithshëm. Në shqipëri çmimet e ushqimve vetëm rritën më shumë dhe shpejtë se në BE. Oligarket pasurohen në cdo kohë, si ne kohë të qetë, si në kohë lufte, pa reflektuar efektet as kur çmimet në tregje nërkombëtare bien apo Leku forctohet.
Rrogat reale të shqiptarëve janë rritur shumë herë më pak se sa GDP ndërkohë që inflacioni është shumë herë më lartë se sa Bashkimi Europian dhe vendet e rajonit. Banka e Shqipërisë, jo më larg se sa dita e premte, deklaroi se 60% e çmimt të rritur vjen si pasojë e shkaqeve të brendshme dhe jo inflacionit të importuar.
Sakaq, prej viti 2015 kemi parë një zhvlerësim të monedhës euro që qeveria ua ka shitur shqiptarëve si një provë se ekonomia po ecën shumë mirë. Llogaritë thonë që Euro është zhvlerësuar me 40% dhe kjo do të thotë që importet e ushqimeve janë 40% më të lira, atëherë si ka mundësi që prapë shqiptarët nuk përfitojnë nga këto importe me 40% më të lira? Përgjigjen e gjeni tek karburanti që rritet sa herë që rritet në bursë dhe nuk bie fare edhe kur në bursë shitet me 25 USD.
Përgjigja është tek tregu i monopolizuar për të cilin kontribut të veçantë dhe parësor ka qeveria socialiste. Ky treg i kapur dhe monopolizuar shoqëruar me taksimin socialist ka prodhuar inflacionin socialist që sot u kushton shqiptarëve xx% më shumë çmime të ushqimeve, xx% më shtrenjtë ushqime se sa vendet e BE ndërkohë që pagat janë më të ulëtat në rajon.Ndërkohe vende që përdorin Euron si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mal i Zi, që nuk kanë përfitime nga kursi i këmbimit, çmimet e ushqimeve janë rritur me pak se ne Shqipëri dhe vetëm vitet e fundit, ndonesë nuk kanë patur mundësi të përfitonin nga forcimi i monedhës vendase.
Pikërisht ky model ekonomik ka prodhuar inflacionin socialist që i mbyt shqiptarët që ka gjithnjë e më pak fuqi blerëse. Ky model ekonomik ka shkatërruar të ardhurat e qytetarëve ndërkohë që i ka gënjyer pasi zhvlerësimi i euros nuk ka pasuruar shqiptarët por i ka varfëruar ato më shumë. Qyetaret panë kursmet e tyre te vlejnë më pak, të punësuarit dhe pensionistet nuk panë ulje te çmimeve të konsumit, përkundrazi shtenjtëim të tyre, bujqësit panë produketet e tyre të bëhen më të shtrenjta si brenda si jashtë vendit, eksportuesit e tjerë po kështu, turizmi dhe shërbimi turistik të bëhet më i shtrenjtë. Ndërsa qeveria deklaron se ka dyfishuar GDP, se ekonomia po ecën shkëlqyeshëm shqiptarët kanë më pak të ardhura, paguajnë sa frëngu pulën tek nafta dhe ushqimet.
Mirëpo modeli ekonomik i llacit dhe betonit që stimulon vetëm një sektor nuk mund të prodhojë asgjë tjetër. Turizmi që deklarohet me rritje nuk ka mundur të përfshijë në rritje ekonomike bujqësinë dhe as industrinë. Që të jemi të qartë. Shqipëria padyshim e ka të domosdoshëm turizmin, mirëpo ajo që shihet sot është që një ekonomi që ka vetëm sektorin e ndërtimit dhe atë të turizmit ndërsa po shkatërron bujqësinë dhe industrinë nuk mund të jetë një ekonomi e Bashkimit Europian.
Nëse duam një ekonomi me disa rezorte të shtrenjta ndërsa bujku punon me shatë si në shekullin e bujqësisë socialiste atëherë kjo është diçka. Por, nëse duam një ekonomi moderne ajo nuk mund të ngrihet vetëm mbi rezortet e shtrenjta dhe sektorët e tjerë në vdekje klinike. Zhvlerësimi i euros nuk i ka bërë dobi xhepave të shqiptarëve dhe akoma më keq po shkatërron industrinë e fasonëve që kanë 70 mijë të punësuar dhe kanë pjesën e luanit në eksportet e vendit tonë.
Ky sektor po shkatërrohet pikërisht nga mungesa e një vizioni ekonomik të qeverisë. Nga fakti që i ka lënë në baltë dhe me rënien e eksporteve me xxx% kjo industri do të nisë largimin nga puna të punonjësve dhe kjo do të thotë më shumë shqiptarë të papunë dhe një skemë pensionesh glithnjë e më e rrezikuar.
Rritja mesatare e bujqësisë është 0% ndërkohë në Europë që siç e përmenda më sipër skema e sigurimeve shoqërore në bujqësi dhe skema e pensioneve në fshat ka dështuar bujshëm. Në vitin 2014 kemi pasur një aksion anti informalitet që i rriti vetëm për një vit të ardhurat e bujqësisë në skemën e pensioneve dhe më pas u rikthye informaliteti. Duke dëshmuar filozofinë e propagandës socialiste që nuk zgjidh asgjë por vetëm marketon sajesat politike që nuk zgjidhin problemet e shqitparëve por veç ua shtojnë në kohë hallet e tyre.
Rritja e bujqësisë nga viti 2013 është as 1% dhe ironikisht ky sektor mban mbi supe mbi 350 mijë të vetëpunësuar dnërkohë që ka rritjen më të dobët dhe jo rrallë negative në këto 8 vitet e fundit.
Ky është bixhozi me ekonominë që keni ndërmarë në këto 12 vite dhe nuk mund të prodhonte vetëm se një buxhet të pakicës që nuk i përgjigjet nevojave të shumicës.
Në 12 vite keni prodhuar një ekonomi që po detyron familjet shqiptare të vrasin mendjen si do ta mbyllin muajin. Që keni varfëruar pensionistët përvit e më shumë dhe sa më shumë i varfëroni aq më shumë gënjeni sa me naftën e Shpiragut, sa me taksat mbi fitime ekstra që gjoja do i mblidhnit me atë Komitetin e famshëm të fiksimit të çmimeve të naftës dhe ushqimeve.
Asnjë familje nuk ka përse të zgjedhë mes pazarit për ushqime apo apgesës së detyrimeve. Asnjë familje shqiptare nuk ka përse të vrasë mendjen si do e çojë deri në fund të muajit. Prandaj duhet ndryshuar rrënjësisht kjo qasje ekonomike dhe ky model ekonomik që ka prodhaur një treg të kapur, një taksim të pandershëm dhe që ndëshkon punëtorët, sipërmarrësit, profesionistët e lirë dhe shtresën e mesme që përditë mendon largimin. Të një shtrese të mesme që është motorri i ekonomisë dhe shtylla kurrizore që mban drejt një ekonomi që po rrëshket drejt shndërrimit të një ekonomie të një rezorti luksoz ndërsa gjithçka rrotull është e shkatërruar dhe varfëruar.
Kjo Shqipëri nuk mund të jetë ajo që duan familjet që paguajnë më shtrenjtë për ushqimet e tyre. Një buxhet që vazhdon të ofrojë lehtësi fiskale për një pakicë ndërkohë që 95% e shqiptarëve paguajnë më shumë, më shtrenjtë dhe kanë më pak të ardhura.
Llogaritë janë të qarta, pas 12 viteve socialiste ne jemi më pak shqiptarë, 40% e krahut të punës është jashtë vendit, shifra e remitancave është 1 mld euro, investimet e huaja që vijnë këtu janë pista makinash ndërkohë që Serbia merr prodhimin e Fiat elektrik, Maqedonia e Veriut semikonduktorët. Pas 12 buxheteve socialistë paguajmë më shtrenjtë bukën, qumështin dhe marrim më pak të ardhura, më pak pensione ndërsa buxheti ndahet me copa tek ato kompani që nuk paguajnë taksa sepse ligji i favorizon.
Prandaj na duhet të ndërtojmë një Shqipëri ku jo vetëm të rinjtë mos largohen por edhe shqiptarët të afrohen nga jashtë ashtu që të zhvillojnë sipërmarrjet dhe aftësitë e tyre. Duhet të luftojmë për t’i ofruar atyre mundësinë për të qenë të suksesshëm në shtëpinë e tyre që është Shqipëria.
Na duhet të ndërtojmë një ekonomi që nuk prodhon rritje ekonomike tek betoni, turizmi elitar në rezorte por tek një ekonomi për të gjithë. Tek një model ekonomik që ka një kod fiskal që përcakton politikat fiskale, që nuk mbi takson shtresën e mesme dhe që në fakt e promovon atë, të një modeli ekonomik që incentivon industrinë dhe prodhimin, që Investimet e Huaja nuk i ka pista garash por manifaktura dhe teknologji informacioni. Të një modeli ekonomik që rroga nuk rritet me urdhërin e qeverisë por sepse tregu kërkon nevojën e rritjes së saj. Një model ekonomik që ofron më shumë të ardhura jo për koncesionet dhe PPP-të por më shumë të ardhura në tryezën edhe xhepat e familjeve shqiptare. Një model ekonomik që nuk prodhon monopole dhe oligopole por që lufton për një Shqipëri në tregun e lirë dhe që ka në qendër lirinë e tregut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/