DESHMIA/ Për Byniamin Hajron, 25 vjet burg, dogji të gjallë dy djem...

DESHMIA/ Për Byniamin Hajron, 25 vjet burg, dogji të gjallë dy djem në Berat më 1997

201
0
Shares

Prokuroria e Beratit ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Byniamin Hajron, i akuzuar për vrasje me paramendim në vitin 1997 ndaj dy personave, E.P. dhe A.A.

Dy të rinj, Eduard Pema dhe Arjan Avdullaj u rrëmbyen u lidhën me tela me gjemba, u torturuan, u tërhoqën zvarrë me makinë dhe u dogjën të gjallë në sheshin e lagjes ‘Vakëf’ të Beratit. Krimi i rëndë kishte si motiv konfliktet mes bandave të armatosura në Berat, ku dy viktimat ishin pjesë e grupit të ashtëquajtur banda e “Evgjitëve”.

Organi i akuzës thotë se ka prova të mjaftueshme se i pandehuri Byniamin Hajro ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Nga hetimet e Prokurorisë së Beratit rezultoi se Hajro në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, pasi i kanë rrëmbyer viktimat, i kanë futur në një garazhd dhe i kanë tortuar duke i goditur me mjete të forta, me armë zjarri dhe duke i djegur ata të gjallë, duke iu shkaktuar kështu vdekjen. Pas torturave, autorët i kanë tërhequr zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytet.

Për këtë arsye, akuza kërkon dënimin e tij me 25 vite burg.

Qyteti i Beratit shënoi krimet më të rënda dhe numrin më të madh të vintimave gjatë vitit 1997. Banda të pamëshirshme në këtë qytet vranë njëra tjetrën dhe shumë qytetarë të pafajshëm në këtë qytet. m.k

Dëshmia e vëllait Eduart Pema për masakrimin që bënë Byniamin Hajro dhw miqtë e tij ndaj Eduart Pemës dhe Arjan Avdullajt:

Ka qënë data 02.06.1997 rreth orës 17:00 të mbasdites unë kam qënë së bashku me vëllain Eduart Pema, duke ndenjur në tortuarin e rrugës që të çon në lagjen “Vakëf” afër spitalit “Befotrof”. Në këtë kohë aty vjen nga lagjia “Vakëf” një makinë veturë e tipit Benc ,ngjyrë e bardhë me targa Berati, numrat nuk I kam të fiksuar. Sa mbërritën në drejtimin para nesh me shpejtësi personi që drejtonte këtë mjet e kthen me drejtimin nga erdhi dhe ndalon para këmbëve tona. Sa ndalon prej saj zbresin 4 persona, sa zbritën unë arrita t’i njihja menjëherë, këta ishin: Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha, të gjithë banorë të lagjes “Kushtrim”. Të gjithë personat kur zbritën nga makina pashë që në duar mbanin automatik kallashë. Këta persona I thonë Eduartit futu në makinë. Eduarti nuk kundërshtoi, por u fut në makinë menjëherë, u ulë në sediljen mbrapa midis Gazmend Hoxhës dhe Kastriot Frashërit. Makina iku në drejtim të shtëpisë së Byniamin Hajro. Unë nuk reagova pasi në atë kohë unë isha vetëm 13 vjeç, por shkova në shtëpi dhe njoftova prindërit.

Pjesëtarët e familjes u shqetësuan shumë,por duke pasur parasysh me kë kishin të bënin nuk bënë asnjë veprim konkret, pasi policia nuk funksiononte. Mbas gjysëm ore, u shqetësova që nuk po vinte vëllai dhe u nisa për të shkuar drejt shtëpisë së Byniamin Hajro dhe tek garazhdi i shtëpisë pashë Eduartin të lidhur me tel me gjemba me duar mbrapa të shtrirë në tokë dhe që të katër personat që e muarrën villain po e qëllonin me qytë automatiku. Në momentin që ata po qëllonin me qytë  Eduartin tek garazhdi për rreth që shikonin këto veprime kishte dhe persona  të tjerë, por unë nuk i njihja këta.

Fjetëm gjumë me idenë se vëllai do kthehej në shtëpi gjatë natës, por kjo nuk ndodhi….

Në mëngjes rreth orës 06:00 u ngrita dhe menjëherë shkova tek garazhdi Byniaminit për të parë nëse ishte vellai aty apo jo. Afrohem rreth 5 metra larg garazhdit, dera e garazhdit ishte e hapur, brenda tij pashë Bynaimin Hajro, Kudret Zhuken, Kastriot Frashërin dhe Gazment Hoxhën. Të shtrirë në dyshemenë e garazhdit të lidhur me tela me gjemba pashë vëllan tim Eduartin dhe Arjan Avdullan. S’kaloj as dy tre minuta mbasi unë mbërrita aty, të katër personat lidhën me një tel, tek ganxha e rimorkimit nga mbrapa, të një makine “Golf” me ngjyrë si gri, dy trupat e Eduart Pemës dhe Arjan Avdullajt. Mbasi I lidhën të katër personat hypën në makinë dhe nisen drejt sheshit të lagjes “Vakëf”, dy kufomat I tërhoqën zvarrë nëpër rrugën e lagjes që të çonte në sheshin “Vakëf”. Unë nuk ju ndava nga mbrapa makinës që i tërhiqte këta zvarrrë deri te sheshi. Aty makina ndaloi e zbritën të gjithë me automatikë në dorë.

Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha shkuan dhe zgjidhen telin tek ganxha e makinës dhe nxjerrin prej saj një shishe qelqi e me lëngun që kishte ajo spërkatën dy trupat e Eduartit dhe të Arjanit. Ata i vunë flakën. Trupat muarën flakë dhe në këtë moment Arjan Avdullaji ngrihet në këmbë dhe filloi t’i shante të katërt. Në këtë kohë Gazmend Hoxha gjuajti me automatik me breshëri drejt Arjan Avdullajt dhe e la të vrarë në vend. Vëllai im duhet të ketë vdekur më parë pasi nga flakët s’ka reaguar.

Shenim: Shkrimi I gazetarit Elton Qyno u publikua në shqiptarja.com print e datës 6 korrik 2014.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY