Kushtetuesja, më 19 dhjetor gjykon ligjshmërinë e skyencrochat

Kushtetuesja, më 19 dhjetor gjykon ligjshmërinë e skyencrochat

41
0
Shares

Gjykata Kushtetuese përcakton më 19 dhjetor nëse aktet e përftuara nga aplikacioni “SKY ECC” për llogari të hetimeve nga SPAK, duhen konsideruar të ligjshme ose jo.

Gjykatat e tjera kanë rrëzuar pretendimet e biznesmenit strategjik Pëllumb Gjoka i cili mëmpas e dërgoi çështjen në Kushtetuese.

Materialet e ardhura nga Franca e Belgjika me qindra fashikuj në përmbajtje të të cilave ka komunikime të grupeve kriminale, janë përdorur nga SPAK për të kryer arrestime.

Së fundmi në GJKKO pati një debat mes avokatëve dhe përfaqësuesve të akuzës nëse bëhej fjalë për përgjime apo dokumenta, e teksa mbrojtësit e të pandehurve pretenduan se në gjyq, prokurorët pranuan për herë të parë që nuk janë përgjime. Në këtë mënyrë, sipas avokatëve SPAK konfirmoi pretendimin e tyre, teksa tashmë hapet një tjetër debat mbi ligjshmërinë e formës se si janë marrë këto të dhëna.

Padia e Pëllumb Gjokës në Kushtetuese për pavlefshmëri të akteve ka kaluar në dhomë këshillimi, ndërsa këtë të mërkurë është caktuar edhe një datë për shqyrtimin e saj nga anëtarët e Kushtetueses. SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme. Komunikimet në “SKY ECC” dhe “Encro Chat” në një sërë vende të BE janë konsideruar si prova të ligjshme.

Gjykatat evropiane i kanë pranuar zbardhjen e bisedave në telefonat e kriptuar si prova në gjykimin e grupeve apo veprave të ndryshme kriminale. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY