Rënia e gjykatave, shifrat alarmuan që në vitin 2018

Rënia e gjykatave, shifrat alarmuan që në vitin 2018

49
0
Shares

Duke konsideruar statisktikat e prodhuara nga KPK lidhur me procesin e vetingut nga shkurti i vitit 2018 e deri në korrik të vitit 2024 shihet se si bien një nga një gjykatat dhe se si për rënien e gjykatave nuk ka asnjë instrument mbajtës, lehtësues apo zëvëndësues nga vetë reforma dhe institucionet e dala prej saj.

Që në fund të vitit 2019, KLGJ dhe Parlamenti duhej të kishin shtruar për zgjidhje cështjen e largimit në masë të gjyqtarëve për shkak të rrëzimit të tyre në procesin e vetingut. Shifrat e dy viteve të para të zbatimit të vetingut e theksonin trendin ku të paktën gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të largohesin nga sistemi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 dhjetor 2019 ka dhënë 221 vendime[1]:

-94 vendime për konfirmimin në detyrë të 39 gjyqtarëve, 46 prokurorëve dhe 9 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë;
-83 vendime për shkarkimin nga detyra të 50 gjyqtarëve, 31 prokurorëve dhe 2 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë;
-19 vendime për ndërprerjen e procesit të 13 gjyqtarëve, 5 prokurorëve dhe 1 ishndihmës ligjor;
-8 vendime për pushimin e procesit të 3 gjyqtarëve, 1 prokurori dhe 4 ndihmësve ligjorë;
-16 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar, për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 10 gjyqtarëve dhe 5 prokurorëve;
-1 vendim për pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare

E njëjta pamje dhe po ashtu një mungesë përgjigje ndaj procesit të largimit në masë të gjyqtarëve vihet re edhe për një periudhë tjetër shkurt 2018 deri në shkurt 2022. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë gjatë kësaj periudhe 507 vendime[2].
-195 vendime për konfirmimin në detyrë të 101 gjyqtarëve, 82 prokurorëve, 2 ishinspektori KLD/kandidat për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmësve/këshiltarë ligjorë;
-190 vendime për shkarkimin nga detyra të 117 gjyqtarëve, 70 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë;
-77 vendime për ndërprerje të procesit për 47 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ishinspektori në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë; (Neni G i Aneksit të Kushtetutës);
-8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);
-35 vendime për përfundimin e procesit për 22 gjyqtarë, 11 prokurorë dhe 1 (ishKryeinspektori i KLD-së dhe 1 ish-Inspektori ILD (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016);
-2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga data 8 shkurt 2018 kur ka nisur punën efektivisht deri në datën 31 korrik 2024 ka dhënë 783 vendime[3], nga të cilat:
-358 vendime konfirmim në detyrë për 165 gjyqtarë, 163 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD, 2 inspektor në KLGJ dhe 26 ndihmës/këshilltarë ligjorë;
-261 vendime për shkarkim nga detyra për 145 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtare në GJL, 110 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 4 ndihmës ligjorë;
-103 vendime për ndërprerje procesi (neni G i Aneksit të Kushtetutës) për 61 gjyqtarë, 27 prokurorë, 1 ish- prokuror, 13 ndihmës ligjorë, 1 ish-inspektor në KLD;
-8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);
-50 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar për 25 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtar, 17 prokurorë, 1 ish-kryeinspektor në KLD dhe 2 ish-inspektor në KLD dhe 4 ndihmës ligjor (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016);
-3 vendime për pezullimin nga detyra për 3 prokurorë.

Numri i gjyqtarëve që mbanin funksionin në vitin 2022 ishin si në vijim: Gjykata e Lartë kishte 3 gjyqtarë vakancë, gjykatat e Apelit kishin 38 gjyqtarë, gjykatat e shkallës së parë kishin 45 gjyqtarë ndërsa gjykatat administrative 4 gjyqtarë, në total 90 gjyqtarë në të gjithë sistemin. Ndërsa në administratë kishte 130 vakanca.

Një numër i madh vakancash në magjistratë ishte edhe në vitin 2021, edhe në vitin 2020.

Vakancat e krijuara nuk priten të mbushen as në tri vitet në vijim. Për të plotësuar vakante në gjykatat e shkallës së parë, priten në vitin 2024 të diplomohen 32 gjyqtarë të rinj, në vitin 2025, 45 gjyqtarë të rinj dhe në 2026, 20 gjyqtarë, gjithsej 97 gjyqtarë.

Sipas dekretit në gjykatat e shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm janë afro 220 gjyqtarë. Në këtë nivel gjykatash janë efektivë afërsisht 105 gjyqtarë.

Nga 860 subjekte të vetingut, gjykatës, prokurorë dhe ndihmës ligjorë në gjykata, deri tani kanë mbetur pa kaluar në procesin e kontrollit një numër fare i vogël që pritet të përfundojë në fund të vitit 2024.

Pra pas 6 vitesh zbatim i procesit të vetingut rreth 40% e gjyqtarëve dhe prokurorëve dolën nga sistemi duke lënë bosh vendet e tyre në gjykata.

 “Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”

[1] https://kpk.al/wp-content/uploads/2020/01/Raporti-shkurt-2018-dhjetor-2019-1.pdf

[2] https://kpk.al/wp-content/uploads/2022/02/RAPORTI-STATISTIKOR-SHKURT-2018-SHKURT2022.pdf

[3] https://kpk.al/wp-content/uploads/2024/08/RAPORT-STATISTIKOR-2018-KORRIK-2024.pdf

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY