Ka shkuar në 4 numri i viktimave të masakrës në Shkodër 4 ditë më parë. Bashkim Basha është ndarë nga jeta për shkak të plagëve të rënda marrë nga goditja prej makinës ku ndodheshin edhe 2 viktimat e tjera të atentatit të pamëshirshëm.
“Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. Liçi dhe A. Bushati të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Disa media afër qeverisë raporruan se janë shpallur në kërkim si të dyshuar për atentatin Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/