Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

03/11/2024
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më 1 janar 2024, numri i cështjeve ende të pashqyrtuara nga gjyqësori në të gjitha nivelet e gjykatave kishte arritur në 139 mijë cështje.

Në Gjykatën e Lartë kishte gjithsej 26058 ceshtje te mbartura, në gjykatën e Apelit mbeten për t’u shqyrtuar 31,370 çështje, në gjykatën e Apelit Administrativ ishin 21166 çështje, në 13 gjykatat e shkallës së parë 40,866 çështje, në dy gjykatat administrative të shkallës së parë ishin 7354 çështje.

Vetëm dy nivelet e gjykatës së Posacme kanë një stok cështjesh të pashqyrtuara në sasi lehtësisht të rikuperueshme.

Kjo ka cuar në zgjatjen e proceseve gjyqësore në disa vite. Në Gjykatën e Apelit Tiranë, tendenca për zgjidhjen e çështjes përpara zbatimit të hartës së re gjyqësore përllogaritej se do të shkonte deri në 16 vjet.

Shumica e cështjeve në stok i përkasin atyre civile dhe administrative dhe më pak janë ato penale. Për shembull Gjykata e Lartë ka rreth 85% të cështjeve të natyrës civile dhe administrative, cështje penale janë vetëm 15%. Ndërsa gjykata e Apelit ka 68 % cështje civile dhe 32 % cështje penale.

Harta e re gjyqësore  e cila u zbatua që në mujajt e parë të 2023, synonte adresimin e kësaj cështje në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm dhe ato administrative. Ndërkohë Gjykata e Lartë po avancon në reduktimin e  stokut përmes një zgjidhjeje që lidhet me seleksionimin e dosjeve në disa nivele para gjykimit të tyre.

Stoku i madh jo rrallë ka orientuar retorikën politike por jo vetëm, drejt goditjes së reformës në drejtësi si shkak për numrin e madh të cështjeve të pazgjidhura pa hyrë në një analizë të problemit.

Gjykatat kanë bërë përpjekje për të ruajtur ritmin e zgjidhjes së çështjeve, mesatarja e normës së likuidimit të çështjeve në rang vendi paraqitet e ndryshme.

Gjykata e Lartë vijon trendin rritës të normës së likuidimit të çështjeve civile dhe administrative dhe ka arritur të kalojë pragun me 100% për të treja kategoritë, pra edhe ato penale, duke shqyrtuar 3.7 herë më shumë çështje sesa regjistrimet e reja, ose 3 herë më shumë nga standartet.

Për Gjykatat e Shkallëve të Para të Juriksionit të Përgjithshëm likuidimi i çështjeve civile për vitin 2023, paraqitet në vlera të ndryshme. Në vështrim të përgjithshëm treguesi mesatar për çështje civile është ulur me 5 %, ndërsa për çështjet penale është rritur me 2%.

Norma e likuidimit të çështjeve për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është me ulje. Nga të dhënat rezulton se, norma e likuidimit të çështjeve civile është ulur me 38 % dhe çështjeve penale është ulur me 12.1%.

Në gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit administrativ vërehet se norma e likuidimit të çështjeve është nën 100%. Tirana me 91.25% dhe Lushnja 87.87%

Gjykata Administrative e Apelit ka arritur ritme më të larta të normës së likuidimit. Treguesi për këtë gjykatë për vitin 2023 është 43%. Ndonëse norma e likujdimit është rritur me 55% më shumë se një vit më parë, ajo ende vazhdon të jetë nën 100%.

Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka arritur një normë likuidimi të çështjeve në masën 100.9%.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO), ka arritur një normë likuidimit 103.3%. (a.bego, editoi s.neza)

“Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zvicër arrestohet Rezart Taçi

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin, gjykohet në mungesë për pastrim parash

24/02/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

24/02/2026
Teliti: Të mos shkarkohet për mungesa pa leje por se e ktheu Tiranën në lavatriçe parash

Dorian Teliti: Bllokimi i Këshillit Bashkiak po paralizon funksionimin e Tiranës

24/02/2026
Benet Beci nën hetim nga SPAK për korrupsion, flet për gazetarët në Shkodër

Mbrojtja e Benet Becit kërkon gjykim të shkurtuar, shtyhet seanca paraprake

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zvicër arrestohet Rezart Taçi

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin, gjykohet në mungesë për pastrim parash

24/02/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

24/02/2026
Teliti: Të mos shkarkohet për mungesa pa leje por se e ktheu Tiranën në lavatriçe parash

Dorian Teliti: Bllokimi i Këshillit Bashkiak po paralizon funksionimin e Tiranës

24/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.