“Jam i burgosur politik”/ Salianji letër Ambasadorëve dhe Europarlamentarëve: Ja pse, dhe...

“Jam i burgosur politik”/ Salianji letër Ambasadorëve dhe Europarlamentarëve: Ja pse, dhe si më dënuan, dhe çfarë kërkoj prej jush

43
0
Shares

Deputeti opozitar, i burgosur me vendim politik, Ervin Salianji, u ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së.
Pikërisht mbërrin sot në Tiranë ky delegacion europarlamentarësh dhe pjesë e grupit që do të takohet me përfaqësinë Europiane është edhe deputeti socialistë, Fatmir Xhafaj, për denoncimin kundër vëllait trafikant të të cilit u dënua Salianji.
Gjithashtu sot skadon dhe afati i zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit- vonesë që e bën edhe më të dyshimtë këtë gjykatë që operon në kufijtë ekstremë të ligjit- ç’ka do të lejonte mbrojtjen e tij të niste ankimimin kundër vendimit.
Në letër Salianji thekson detajet e procesit të montuar politikisht ndaj tij, dhe sqaron përfaqësuesit e shteteve perëndimore, aleatë të Shqipërisë, se kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të tij u bënë bashkë kundër denoncimit të tij, për një të dënuar për trafik droge në Itali, dhe burgosën dhe ndëshkuan denoncuesin, deputet i partisë më të madhe opozitare.
Salianji këtu thekson ‘si rast të pahasur më parë’ se trafiku ndërkombëtar i drogës bëri bashkë kaq shumë segmente të shtetit.
Deputeti opozitar rreshton të gjithë ndicjet e përfshirjes së kryeministrit dhe të tjerëve procesin kundër tij. Si dhe një kronikë të plotë të ngjarjes që çoi në dënimin e tij, duke renditur edhe provat shkencore që nuk u morën parasysh nga prokuroria dhe gjykata.
Nënkryetari i grupit parlamentar, në mbyllje të letrës e thekson si politik, procesin dhe dënimin, edhe për faktin se gjithçka ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur ai ishte caktuar si i deleguar politik i PD për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, dhe kur vinte pas dy rezultateve pozitive , një në qarkun e Korçës dhe nga një fitore në bashkinë e Kavajës.
Në mbyllje, Salianji u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë.
Bashke me letren perfaqesuesve te huaj u eshte derguar edhe kronologjia e plote e ‘dosjes Xhafaj’.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY