Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha komenton akuzat ndaj Metës dhe Kryemadhit: Si kaloi ligji dhe çfarë tha Kastriot Ismailaj

28/10/2024
Berisha komenton akuzat ndaj Metës dhe Kryemadhit: Si kaloi ligji dhe çfarë tha Kastriot Ismailaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot akuzat ndaj kreut të PL, Ilir Meta ndërsa solli në kujtesë një detaj nga hetimet ndaj tij.

”Kastriot Ismailit iu ofrua lirimi i menjëhershëm dhe ai nuk pohoi asgjë kundër Ilir Metës. Kjo është turp-drejtësi!”, tha Berisha.

PJESË NGA DEJLARATA E BERISHËS/ Së pari, për Ilir Metën. Theksoj se brutaliteti, prita dhe brutaliteti i urdhëruar nga Edi Rama i aplikuar ndaj Ilir Metës do të mbetet akti më kriminal, më i turpshëm, më antikushtetues në historinë e këtij vendi. Akt, të cilin nuk e gjeni dot, mjerisht, as në analet e diktatorit Hoxha.
Së dyti, nuk mbroj asnjë akt korruptiv të asnjë njeriu. Por, ua them unë ju këtu, të mos paraqesësh dot asnjë fakt dhe ta kesh pasur Kastriot Ismailin 4 apo 6 vite në burg, të kesh përdorur të gjitha metodat për t’i marrë dëshmi kundër Ilir Metës dhe ai nuk ka pohuar asgjë, atëherë më thoni ju mua, cili është ai njeri që mund të besojë deklaratat e tjera, kur personit për të cilin ky akuzohet, i ishte ofruar lirimi i menjëhershëm nëse do pohonte gjënë më të vogël.
E kuptoni ju se çfarë drejtësie është kjo? Çfarë turp-drejtësie është kjo?
Të akuzosh Ilir Metën se ke porositur një shtëpi te një biznesmen dhe i ke marrë përsipër për të votuar një ligj, në një kohë që mercenar Dumani thotë se ke anuluar blerjen e shtëpisë, por thotë se ligjin e ke kaluar. Duhet të kesh atë fytyrë që kanë, të shkruar në këtë mënyrë para shqiptarëve.
Ligjin nuk e kalon Ilir Meta me 20 deputetë, ligjet i kalon Edi Rama me 67 deputetë që kishte.
Ligji, për të cilin Dumani pafytyrësisht akuzon Metën se u kalua, në fjalimin panagjerik të Edi Ramës në parlament për këtë ligj ju do gjeni superlativat më të rralla për një ligj.
Çfarë fytyre kanë këta njerëz që këndej akuzojnë se kalove ligjin, kur e dinë se ligji nuk kalon me 20 deputetë, dhe nuk guxojnë të thërrasin Edi Ramën që kaloi të njëjtin ligj.
A nuk është kjo një turp-drejtësi?
Tani, vijmë tek rasti i zonjës Kryemadhi.
Zonja Kryemadhi është një politikane që në rininë e saj. Politikani ka për gjykatës publikun në radhë të parë, asnjë nuk qëndron mbi ligjin, por personalisht ndjej se çdo politikan duhet të qëndrojë transparent dhe të bëjë transparencë para së gjithash publikut, aty është detyrimi.
A e kuptoni ju se Altin Dumani është ndoshta më kriminel se Nuredini?
Sepse Nuredini ka kryer vrasje, po i ka pohuar ato, i ka rrëfyer aty, i ka treguar ato.
Kurse Dumani është një mashtrues ordiner, një njeri që fsheh krimet, që përdor krimet për pengmarrje, që zbaton urdhrat të atyre që e kanë marrë peng.
Nuk mund të imagjinohen gjëra të tilla.
Pra, çdo politikan, çdo qytetar duhet të qëndrojë me transparencë para kësaj drejtësie të inkriminuar në çdo qelizë, siç fakton ky studim.
Lexoni pak kush është në bordin e Ëorld Justice Project. Nuk ka asnjë lidhje opozita shqiptare me të. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PLATFORMA & KRITERET/ Fondacioni për Liri dhe Demokraci shpall konkursin për mesazhin më të mirë me ese & video drejtuar të rinjve shqiptarë

Qëllohet me thikë një i ri. Mbetet pa jetë tek ish Parku në Tiranë

20/02/2026
Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

20/02/2026
Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

Qeveria rrit pagat ditën e protestës për 720 efektivë të strukturave speciale

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PLATFORMA & KRITERET/ Fondacioni për Liri dhe Demokraci shpall konkursin për mesazhin më të mirë me ese & video drejtuar të rinjve shqiptarë

Qëllohet me thikë një i ri. Mbetet pa jetë tek ish Parku në Tiranë

20/02/2026
Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

20/02/2026
Belind Këlliçi takon Donald Trump, zyrtari i lartë i PD poston fotot e takimit

Pas promovimit të ‘bo*eve” të Ramës në Opinion nga Haxhiu, Këlliçi tregon provën reale të ‘testosteronit’ për Kryeministrin

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.