PD do të zhvillojë një protestë në Durrës këtë të dielë.
Protesta zhvillohet paradite për transparencën e ngarkesës me pluhura të dëmshëm që po kthehet në Durrës.
”Më 27 tetor, ora 11:00, te hyrja e Portit të Durrësit (ura e Dajlanit), një grup aktivistësh të shoqërisë civile me mbështetjen e Partisë Demokratike protestojnë kundër rikthimit të lëndëve toksike në Portin e Durrësit.
Synimi është sensibilizimi i opinionit publik dhe sigurimi i një procesi transparent për mbetjet e rrezikshme që kërcënojnë jetën dhe mjedisin tonë”, thuhet në njofrim të PD. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/