Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazment Bardhi publikon dokumentin: Plarent Ndreca nën hetim nga SPAK

19/10/2024
DENONCIMI/ Hetoni Ndrecajn, nga miliona euro të shpërdoruara, dhunimi i specialistëve të arsimit dhe paracaktimi i fituesve të tenderit
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Shkeli ligjin në paracaktimin e fituesit të tenderit të rikonstruksionit të Komisariateve dhe rriti fiktivisht vlerën”. Ky ëahtë dyshimi i SPAK për deputetin Plarent Ndreca. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi publikoi dokumentin ku mësohet se Plarent Ndreca nën hetim nga SPAK.

Reagimi i Bardhit:

Sot një deputet periferik i Edi Ramës paska sulmur me gjuhën e gënjeshtrave të Erion Veliajt kolegun Belind Këlliçi. Është i njëjti deputet i PS që gënjeu të enjten publikisht në emisionin “Opinion” kur tha që s’ka asnjë problem në SPAK.

E vërteta është që Plarent Ndreca, deputeti i Edi Ramës, është nën hetim në procedimin penal nr. 240/2021, bazuar në një Referim (kallëzim/informacion) të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim, me abuzim miliona euro për rikonstruksionin e disa godinave të Komisariateve (Komisariatet nr.4 Tiranë, Vlorë, Mirditë dhe Pogradec).

Ndryshe nga balta që ai hedh me gënjeshtra ndaj kujtdo që i thotë të vërtetën në sy, që ai është një shkelës recidivist i ligjit, për Plarent Ndrecën qartësisht sipas dokumenteve zyrtare, SPAK ka dalë në konkluzionin që si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ai ka shkelur ligjin duke paracaktuar kompaninë fituese dhe rritur fiktivisht vlerat e prokurimit, duke sjellë dëm të rëndë financiar për Buxhetin e Shtetit.

Nga hetimi i deritanishëm janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi mbi prokurimin publik, duke cënuar barazinë e pjesëmarrësve në këto procedura prokurimi dhe që kanë krijuar rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit.

Nëse Plarent Ndreca mendon që për shkak se është një deputet periferik dhe jashtë fokusit të opinionit publik, mund të amnistohet nga SPAK, gabohet rëndë! Lidhur me këtë çështje, Grupi Parlamentar i PD-së po pret që SPAK të bëjë detyrën e vet, duke e ndjekur nga afër të gjithë procesin dhe duke disponuar të gjitha faktet që provojnë shkeljen e rëndë të ligjit dhe përgjegjësinë penale për deputetin e Edi Ramës!

Bashkëlidhur pjesë nga dosja hetimore nr. 240/2021 të SPAK!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

20/02/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Policia sërish sulmon protestën sapo përfunduan fjalimet, bomba me gaz dhe ujë me spec djegës

20/02/2026
Berisha u bën thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, nuk ka asnjë justifikim për të mbrojtur banditët

Berisha u bën thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, nuk ka asnjë justifikim për të mbrojtur banditët

20/02/2026
Berisha: Aldo Baret e sotëm janë Edi Rama e Lubi Balluku

Berisha: Aldo Baret e sotëm janë Edi Rama e Lubi Balluku

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

20/02/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Policia sërish sulmon protestën sapo përfunduan fjalimet, bomba me gaz dhe ujë me spec djegës

20/02/2026
Berisha u bën thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, nuk ka asnjë justifikim për të mbrojtur banditët

Berisha u bën thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, nuk ka asnjë justifikim për të mbrojtur banditët

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.