Formular i PS në administratë, i kërkohet secilit 10 vota në diaspor

Formular i PS në administratë, i kërkohet secilit 10 vota në diaspor

106
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo publikoi sot një formular të krijuar nga PS përmes të cilit i kërkohej punonjësve të administratës 10 kontakte në diasporë të cilët duhet të votojnë PS.

Formulari po i shpërndahet administratës publike, qëndrore dhe vendore të Beratit, dhe po ashtu të gjithë punonjësve të enteve publike në Berat.

“Partia Socialiste, drejtuesit e saj qëndrorë dhe vendorë, drejtorët e enteve publike në Berat, po i bëjnë presion çdo të punësuari në sektorin publik të plotësojë këtë formular, duke i kërkuar atyre me forcë të sigurojnë të paktën dhjetë vota të familjarëve apo miqve të tyre që janë në emigrim.

Pra, punonjësit publikë duhet të gjejnë patjetër dhjetë emra – votues të sigurt, ndryshe vendi i tyre i punës fluturon! Patronazhistët, që paguhen me paratë e shqiptarëve dhe që janë ngarkuar me detyrën e survejimit, manipulimit dhe blerjes së votës, janë hedhur në veprim. Vetëm se tani, sic edhe shikohet në formular, i quajnë “vullnetarë”, deklaroi Eno Bozdo sot në një deklaratë për media.

Bozfo tha se për votën e Diasporës, sado të mundohet qeveria, nuk do e kontrollojë dot.

”Emograntët, me apo pa parti, kanë ndërtuar me shumë mund dhe dinjitet jetën e tyre atje ku ata jetojnë dhe punojnë. Ata e njohin mirë humnerën ku Edi Rama e ka hedhur vendin. Vota e tyre nuk është votë partiake, por votë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi pseudodemokratik dhe narkoshteti”, tha Bozdo. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY