Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Tik-taku po tmerron Edi Ramën. Por po tmerron jo më pak opozitarët e opozitës

06/10/2024
Berisha: Tik-taku po tmerron Edi Ramën. Por po tmerron jo më pak opozitarët e opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha këtë mbrëmje se afrimi i protestës po tmerron Edi Ramën. Por po tmerron jo më pak opozitarët e opozitës, këtë racë të shpifur shqiptarësh.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Unë e di dhe ndjej dhimbje se mbi supet tuaja të dashur demokratë e demokratë, të dashur qytetare e qytetarë, rëndon tejet e rëndë mashtrimi i propagandës së përditshme të mobokracisë, të narkodiktaturës, e cila u servir ju nga mëngjesi gjer në darkë me qindra e qindra herë rrëmbimin e votës si fitore të Edi Ramës.
Vjedhjen e votës si zotësi të Edi Ramës.
Vjedhjen e votës si dobësi të opozitës.
Farsën elektorale si proces elektoral.
Të gjitha këto janë realitet që e vështirësojnë punën tonë, por janë realitet i kapërcyeshëm sepse e vërteta është me ne.
Miqtë e mi, duhet të jemi i hapur me ju dhe çdo shqiptar, për Sali Berishën, për drejtuesit e PD, do të ishte e thjeshtë të shpallnin se do fitojmë zgjedhjet, se do shkojmë drejt zgjedhjeve, se do mbrojmë votën.
Por, kjo do ishte një lojë makbethiane mbi vullnetin tuaj, mbi besimin tuaj, mbi ndërgjegjen tuaj, mbi ndjenjat tuaja.
Kur them se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, kjo nuk do të thotë kurrë se ne heqim dorë nga zgjedhjet e lira.
Se ne heqim dorë nga fitorja.
Por ne u themi shqiptarëve, të hapim rrugën, është radha jonë, të largojmë Edi Ramën nga qeveria, të krijojmë qeveri teknike.
Të dashur miq, edhe njëherë rikthehem te tik-taku i orës që unë e mora hua nga Erih Maria Remark, nga një dialog i personazheve të tij tek ‘3 shokët’.
Tik-taku po tmerron Edi Ramën.
Tik-taku po tmerron organizatën e tij kriminale.
Tik-taku po tmerron parlamentarët e krimit, zyrtarët e krimit.
Por po tmerron jo më pak opozitarët e opozitës, këtë racë të shpifur shqiptarësh, të denatyruar gjer në palcë, të cilët opozitarizmin e kanë kuptuar si mbrojtje të Edi Ramës duke sulmuar opozitën.
Harrojnë se ky është misioni më i turpshëm, ky është misioni më i fëlliqur që një njeri mund të marrë përsipër.
Harrojnë se kjo opozitë betejën e ka për votën e lirë dhe vota e lirë duhet të jetë atribut i çdo shqiptari, demokrat, socialist, i paparti, i ri, i moshuar, burrë, grua, cilido qoftë ai.
Shërbëtorë pa moral të padronit të tyre, dërdëllisin çdo natë më keq se edhe vetë rilindasit që nuk guxojnë të dalin në studio, të cilët i ka zënë krimi që kanë kryer.
I tmerrojnë vjedhjet që kanë bërë dhe u shmangen si mi studiove dhe debateve dhe luajnë me dordolecë opozitarët e opozitës. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

20/02/2026
VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

20/02/2026
Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

20/02/2026
Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

20/02/2026
VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

20/02/2026
Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.