“Të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së të dalin në ballë...

“Të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave”

59
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha se fton dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të katër anët e vendit

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS/ këtu për t’u bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamenteve lokale, të bëjnë gjithçka në mosbindje civile për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës, krimeve monstruoze.
Të ftoj dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së në dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të katër anët e vendit.
T’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra.
Se Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Europë.
Se shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies.
Se Shqipëria është vendi i të burgosurve politikë dhe i përpjekjes satanike të mafies shqiptare dhe ndërkombëtare për të shkatërruar opozitën e vendit në funksion të Edi Ramës, kryemafiozit të Shqipërisë dhe Europës.
Se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë për të votuar të lirë si të gjithë qytetarët europianë.
Se ata do përdorin të gjitha mjetet e ligjshme të protestës kur janë përballur me regjime diktatoriale në Europë dhe botë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY