Belind Këlliçi, i përfshirë në fushatën e Trump. Siguron mbështetje edhe nga...

Belind Këlliçi, i përfshirë në fushatën e Trump. Siguron mbështetje edhe nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

32
0
Shares

Drejtuesi politik i PD, për Tiranën, Belind Këlliçi prej disa ditësh ndodhet në SHBA i angazhuar në fushatën elektorale të kandidatit për President Donald Trump ndërkohë që ka ndërmarrë takime me diasporën për të mbështetur opozitën në zgjedhjet e ardhshme.

Një ditë më parë ai organizoi një takim online të shqiptarëve të Miçiganit me kreun e PD, Sali Berisha ku kishte pjesëmarrje të gjerë dhe interes të madh.

Për këtë Këlliçi ka falenderuar pjesëmarrësit.

“Një FALENDERIM nga zemra për shqiptarët e Michigan!

Komuniteti ynë këtu, në takimin e organizuar sëbashku me prezencën e Kryetarit të PD Dr. Sali Berishës, tregoi jo vetëm potencialin e jashtëzakonshëm elektoral që mbart, por dhe vlerat më të larta patriotike, intelektuale dhe njerëzore.

Bisedat e zhvilluara me ju, janë gjithmonë kënaqësi e privilegj i veçantë. Ndjekja që i bëni zhvillimeve në tokën amë, është tregues i qartë se zemra juaj rreh fort për Shqipërinë!

Ndaj dhe mbështetja juaj dhe vota e diasporës, këtë rradhë është jetike për këdo shqiptar dhe familjet tuaja.

Një mirënjohje e pakufi për të gjithë mbështetjen dhe angazhimin tuaj në ndihmë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Bashkë do i’a dalim ta sjellim ndryshimin”, shkruan Këlliçi në rrjete sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY