Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Korçe, ekspozitë me tematikë mbi mbrojtjen e të drejtave të të rinjve dhe fëmijëve

28/09/2024
Korçe, ekspozitë me tematikë mbi mbrojtjen e të drejtave të të rinjve dhe fëmijëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

ABC TIRANA CLUB hapi kete fundjave ne mjediset e RTSH Korça ekspoziten e arteve pamore “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe te rinjve”.

Ekspozita është sinergji krijuese me tematikë mbi mbrojtjen e të drejtave të të rinjve dhe fëmijëve, fabula që i kanë ngacmuar më shumë në shprehjen artistike.

Autorët kanë risjellë përmes gjuhës artistike problematika të ndryshme në fushën e mbrojtjes së të drejtave të të rinjve dhe fëmijëve, një qasje e veçantë për të tërhequr vëmendjen e publikut në tërësi, por dhe të autoriteteve, drejtorive arsimore, ojf-ve, medias etj.

Ekspozita organizohet nga ABC Tirana Club me financim të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC, në kuadër të projektit “FQINJËT”, Edicioni 6, si një projekt konkret i të rinjve për të rinjtë.

Qëllimi parësor është nxitja për mbrojtjen e të drejtave të tyre në përgjithësi, përmes promovimit të talenteve të reja në art dhe trashëgimi kulturore; si dhe mbështetjen e krijimtarisë dhe protagonizmit artistik të të rinjve, për të pasuruar agjendën artistike në komunitet, në favor të edukimit kulturor të publikut; forcimin e urave të kooperimit mes vendeve të rajonit.

Autorët e punimeve janë nxënës të talentuar nga shkollat në bashkinë e Korçës, si “Sevasti Qiriazi”, “Faik Konica”, “Demokracia”, “Vashtëmi”, “Avdulla Asabella”, “Goskovë”, “Omiros”, “Shëngjergj”, “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” dhe Kolegji “Preka”.

Në muajin tetor ABC Tirana Club do të rikthehet sërish në Korçë, me koncertin pianistik “Fqinjët”.

Performatorë do të jenë studentë artistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, (ku përfaqësuesi nga vendi ynë do të jetë nga qyteti i Korçës).

Në repertorin e pjesëve pianistike që do të luhen, do të jenë krijime nga autorët më të njohur evropianë, por dhe nga kompozitorët e vendeve të rajonit, një sinergji artistike që do barti dhe mesazhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, po ashtu dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.