VIDEO/ SPAK, tërhiqen dosjet për gjyqin që pritet të nisë për ish...

VIDEO/ SPAK, tërhiqen dosjet për gjyqin që pritet të nisë për ish klubin Partizani

262
0
Shares

Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaccme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina.

E njëjtë avokate mbron edhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe pritet të vijë sërish në SPAK në orën 12.00 për të firmosur edhe për të si dhe për të tërhequr të gjitha aketet hetimore.

Ndërsa në orën 09.00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begeja, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14.00 Jamarbër Malltezin, që po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve. 

Prokuroria e Posaccme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes. 

Më herët, struktura e posaccme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY