Protesta e 27 te bashkia e Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Protesta e 27 te bashkia e Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

111
0
Shares

Një numër qytetarësh protestuan sot për herën e 27 para bashkisë së Tiranës.

Protestuesit kërkojnë largimin e kryetarit Erion Veliaj dhe ndjekjen penale të tij për skandalin e inceneratorëve dhe kompanisë 5D.

Koordinatorja për Departamentet në PD, Silvi Bardhi në fjalën e saj përpara protestuesve kundër vjedhjeve që po ndodhin në Bashkinë e Tiranësm është shprehur se Veliaj është arkitekti i korrupsionit. Bardhi ka theksuar se një e ardhme e mirë nuk ndërtohet me projekte për të vjedhur, por me projekte për të zhvilluar kryeqytetin.

Ilda Zhulali, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës në fjalën e saj përpara protestuesve është shprehur se Erion Veliaj kërkon që ta kthej në normalitet atë që ka ndodhur në Tiranë.

Zhulali ka bërë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe ta largojnë të keqen nga pushteti.

Dorjan Teliti deklaroi në protestën e zhvilluar përpara Bashkisë së Tiranës se opozitarëd do të rrëzojnë regjimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku.

“Tirana është kryeqyteti më i papastër në Europë dhe kjo shkakton kancer dhe sëmundje.

Pastrimi në Tiranë nuk kryhet, koshat e plehrave janë plot e përplot.

Faji është edhe tek neve, pasi kemi toleruar shumë. Çdo qytetar, çdo i ri, çdo pensionist, çdo familjar duhet të ngrihet sot, të ngrihet në protestën e mosbindjes civile me çdo mjet demokratik.

Mjaft më toleruam, mjaft më lejuam që kjo treshe të qëndrojë në krye të punëve, pasi punë nuk kryejnë, por vetëm po inkriminojnë Shqipërinë.

Ndaj kërkesat tona janë të qarta dhe të thjeshta: Erion Veliaj largohu, Edi Rama largohu, hapuni rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” tha Teliti.

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri ka kërkuar lirimin e liderit të opozitës Sali Berisha.

Sipas tij është e patolerueshme që Berisha të mbahet nën arrest, ndërsa ata që vjedhin përmes korrupsionit lihen të lirë nga drejtësia për të vijuar ende me vjedhjet.

Para të pranishmëve, drejtuesi i të rinjve demokratë u bëri thirrje studentëve dhe gjimnazistëve të ngrihen kundër kësaj qeverie lokale dhe qendrore, që sipas tij i ka gjunjëzuar ndaj të drejtave të tyre themeltare, arsimimi dhe shkolla të sigurta. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY