EMRI/ I dënuar në Itali për vjedhje, kapet në Tiranë 46 vjeçari

EMRI/ I dënuar në Itali për vjedhje, kapet në Tiranë 46 vjeçari

73
0
Shares

I dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim nga autoritetet italiane për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa leje të dokumenteve të falsifikuara, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 46-vjeçari.

“Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Don Bosko” dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankona, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 11 nuaj burgim për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara” parashikuar nga Kodi Penal italian”, njoftoi policia e Tiranës.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY