Tre pedagogë të Shkodrës, të pandehur për korrupsion pasiv. Nis gjyqi

Tre pedagogë të Shkodrës, të pandehur për korrupsion pasiv. Nis gjyqi

102
0
Shares

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, Gasper Kokaj dhe dy pedagogë Senada Reçi, Luljeta Zefi, do të paraqiten së shpejti në gjykatën e Shkodrës për gjykim lidhur me akuzën e ngritur ndaj tyre për korrupsion pasiv.

Prokuroria i akuzon ata se kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra, në këmbim të notave kaluese pët dy studente.

Të pandehur në këtë çështje janë marë Lek Toni dhe Pëllumb Ndreca, të cilët janë prindërit e dy studenteve ngelëse dhe ishin të interesuara për të kaluar provimin.

Një javë më parë Besmira Vishe, prokurorja e Shkodrës, ka vendosur të marrë të pandehur Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, Gasper Kokaj, shefen e departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare, Senada Reçi dhe pedagogen pranë këtij departamenti, Luljeta Zefi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY