Argita Malltezi: 10 gënjeshtrat e SPAK në akuzën për ish klubin Partizani....

Argita Malltezi: 10 gënjeshtrat e SPAK në akuzën për ish klubin Partizani. Si u bë bashkëpronar i shoqi, argumenti për afro 2000 metra

55
0
Shares

Prof.Argita Berisha, vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në një konferencë shtypi bashkë me avokatët e çështjes së ish klubit Partizani se Berisha nuk e ka shkelur kurrë ligjin kur ka ushtruar funksione zyrtare dhe nuk ka përfituar në asnjë moment.

Ajo tha se Sali Berisha nuk ka favorizuar Jamarbër Malltezin për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

“Aktakuza është “dekoratë” për Sali Berishën pasi ka bërë vetting-un 30-vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij dhe nga ky vetting rezulton se Berisha nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm. Nëse do të kishte pasur do të ishte në gjyq për këto shkelje apo përfitime dhe jo për tokën e gjyshes së Jamarbër Malltezit. Kjo aktakuzë tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. Në radhë të parë në lidhje me pronën nuk kanë mundur të shtyhen në mashtrimin që çoi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se gjoja ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne kemi vënë në dispozicion dokumentet  që provonin kthimin e pronës dhe më pas kemi bërë publike dokumentet që lidhen me Fletoren Zyrtare”, tha Argita Berisha.

Gjatë konferencës për shtyp ajo dha shpjegime shoqëruar me dokumenta për atë që ajo konsideron si 10 gënjeshtrat e SPAK, konkretisht:

Genjeshtrat e vertetuara nga vetë akuza :

  1. Pronesia e tokes
  2. Kush e ndryshoi destinacionin e KP ne 2006 & 2008
  3. Berisha miratoi ligje per te favorizuar Malltezin
  4. Nuk dihet nese KP ishte ne Planin e Perhapjes se FA?
  5. Privatizimin e KP e filloi qeveria Berisha
  6. Klubet funksiononin rregullisht para privatizimit
  7. Kthimi i prones dhe privatizimi u kryen me shpejtesi
  8. Malltezi hyri me 113 m2 e doli miljoner
  9. 857 m2 ne pronesi te shtetit u perfituan nga pronaret
  10. Udhëzimi për “Procedurën e fshirjes”, për bonot e privatizimit dhe falsifikimet e SPAK per gjoja ndryshimet e tjera ligjore.

Argita Berisha tha se edhe dokumentat apo kontratat e servirura nga SPAK si fakte janë kontrata ligjore pa asnjë dyshim apo fakt penal.
”Asnje fakt, dokument, deshmi per Berishen gjate hetimi. Asnje prove për akuzat Dhjetera falsifikime te dokumentit zyrtar. Mbi 1 muaj pa raport diligjence 2-mujor. Ne 500 faqe akuze – mediokritet politik, asnjë fakt, asnje prove, dokument apo deshmi per ndonje shkelje te Berishes.

SPAK nuk thote si, ne cfare rasti e ka shkelur ligjin Berisha. Dokumenta e sjella per Malltezin jane kontrata te ligjshme. SPAK nuk ka nje rast qe te thote qe nje akt apo nje veprim I Malltezit shkel ligjin dhe cilin ligj shkel. Monstruozitete si: Firma e ndertimit lidh kontrate, SPAK konkludon qe kontraten e ka lidhur Malltezi qe nuk ka asnje lidhje me firmen e ndertimit. Pa sjelle asnje prove, vec konkluzione mediokre”, tha Argita Berisha ndërsa renditi një numër dokumentash e faktesh për momentet më thelbësore të akuzës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY