Ish kreu i bashkisë së Pogradecit shpallet i pafajshëm nga Apeli i...

Ish kreu i bashkisë së Pogradecit shpallet i pafajshëm nga Apeli i Posaçëm

66
0
Shares

Apeli i Posaçëm e deklaroi të pafajshëm ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin dhe 5 ish-vartësit e tij në lidhje me një tender për drutë.

Eduart Kapri akuzohej për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Bëhej fjalë për procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Akuza e dytë lidhet me tentativën për pengimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit në vitin 2019.

Për të dyja akuzat, GJKKO e shpalli të pafajshëm dhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi këtë vendim.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kishte një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar). a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY