Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Humb jetën papritur ish deputeti i PD, Gert Bogdani. Detajet

18/09/2024
Gert Bogdani: Erion Veliaj është e keqja e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

ish deputeti i PD, Gert Bogdani ka ndërruar jetë papritur mesditen e kësaj të mërkure. Nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë një arrest kardiak ndërsa u godit kur po qëndronte në hotel Rogner në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ai ka qënë duke konsumuar kafe me miqtë dhe papritur nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar në tualet. Pasi u vonua miqtë u shqetësuan dhe më pas e kanë gjetur pa ndjenja. Ambulanca ka mbërritur por Gerti nuk ka mbijetuar dot.

Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare. Ai lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në këtë parti dhe funksione të tjera deejtuese.

Gerti Bogdani, ishte babi i dy fëmijëve, të ardhur nga martesa me aktivisten e njohur, Edlira Çepani.

Policia ka dhënë detajet e para në lidhke me këtë ngjarje.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Fill pas lajmit, Komisioni i Mandateve në Kuvend ndërpreu mbledhjen me kërkesën e deputetit Gazment Bardhi.

“Sapo është konfirmuar se kolegu ynë, Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë. Ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolegët e tij në PD, por edhe për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkërjon ndërprerjen e mbledhjes”, tha Bardhi.

Ndërsa kryetarja e Këshillit të Mandateve, Elisa Spiropali shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat.

“Të prehet në paqe kolegu ynë Gert Bogani. Ngushëllime nga zemra, familjes së tij u pretë në paqe”, u shpreh Spiropali.

Redaksia e droni.al shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Gertit për këtë humbje të rëndë e të papritur.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

“Blackmail” në Korçë, arrestohet 47-vjeçari që shantazhonte shtetas grekë me foto intime

26/02/2026
Pritet ekstradimi i Durim Banit nga Dubai

Pritet ekstradimi i Durim Banit nga Dubai

26/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë në zonën e Ish-Parkut, Tiranë një i plagosur

26/02/2026
Nje pako postare nga India trondit ambasaden britanike ne Tirane

Britania kalon në sistemin elektronik të vizave, nuk do të ketë më vula në pasaportë

25/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

“Blackmail” në Korçë, arrestohet 47-vjeçari që shantazhonte shtetas grekë me foto intime

26/02/2026
Pritet ekstradimi i Durim Banit nga Dubai

Pritet ekstradimi i Durim Banit nga Dubai

26/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë në zonën e Ish-Parkut, Tiranë një i plagosur

26/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.