Dy deklarata shtypi u dhanë sot në PD. Në deklaratën e zëdhënëses së PD, Floriana Garo u publikuan të dhëna nga ‘Barometri i Ballkanit 2024’ i cili la gjetur se Shqipëria ka numrin më të lartë të të papunëve në rajon.
“Ndër 1000 të pyetur, 20% ishin të papunë, niveli më i lartë rajonal dhe me diferencë të madhe nga vendet e tjera.
Mesatarja rajonale e papunësisë ndër të anketuarit ishte 11%. Nivel më të ulët të papunësisë ka Kosova me 4%, ndjekur nga Serbia me 7%, Mali i me Zi 9%, Maqedonia e Veriut me 13% dhe Bosnja 11%.
Anketa ka zbuluar se përveç papunësisë, Shqipëria ka edhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit me 15%, për rrjedhojë edhe përqindjen më të ulët të të punësuarve me pagë.
Në 1000 persona të pyetur në vendin tonë, 39% e tyre ishin të punësuar me pagë, Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%”, tha Garo.
Në vijim ajo komentoi se “tashmë e dini, kur Serbia merr nga Italia një fabrikë të prodhimit të Fiat-it, Edi Rama merr nga fqinji ynë përtej Adriatikut, dy kampe të përpunimit të refugjatëve.
Nën ‘qeverinë Rama’ asnjë kompani e huaj e madhe nuk ka zgjedhur Shqipërinë për të bërë biznes, tha Garo.
Ndërsa zëdhënësja për antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi në arrest shtëpie komandoi në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren, znj. Zyra Islamja duke anashkaluar në shkelje të ligjit këshillin bashkiak të Tropojës.
”Partia Demokratike apelon në mënyrë urgjente respektimin e ligjit i cili duhet të jetë i barabartë për të gjithë, prandaj kërkohet menjëherë:
1. Shfuqizimi i urdhërit të brendshëm të kryetarit nën arrest nr. 292, datë 09.09.2024.
2. Emërimi me shumicë votash nga këshilltarët bashkiakë të njërit prej nënkryetarëve që të kryejë detyrat e kryetarit;
3. Organet ligjzbatuese të monitorojnë nga afër respektimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpiak’ nga ky person”, tha Vangjeli. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/