Çeshtja “Xhaçka”, Gazment Bardhi -Spiropalit: Ju si Kryeparlamentare hodhet në erë Kushtetuesen

Çeshtja “Xhaçka”, Gazment Bardhi -Spiropalit: Ju si Kryeparlamentare hodhet në erë Kushtetuesen

73
0
Shares

Kreu i grupit parlanentar të PD Gazment Bardhi, ka debatuar sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit me kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali në lidhje me vendimin e saj për ta çuar çështjen ‘Xhaçka’ në Venecia.

“Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykates Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykaten Kushtetuese, duke minuar ne kete menyre edhe bashkejetesen me opoziten. Ne i jemi referuar kushtetutes dhe drejtesise per ceshtjen e mandatit te Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar kete te drejtë dhe keni grisur vendiemt e Gjykates Kushtetuese. Venecia eshte organ keshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrezon gjith poropaganden tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni te hapur. Kjo eshte propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyren. Nuk ka ndodhur kurr qe kuvendi te mos zbatoj nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj qe ta miratonit me shpejtesi pasi nuk ka kohe ne dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon te shpetoje mandatin me procedure. Ketu nuk ka te beje me Individin pasi per ne iken nje Xhacke dhe vjen nje tjeter, kutu ka te beje me parimet kushtetuese”, deklaroi Bardhi.

Edhe deputetja Jorida Tabaku nga konferenca e kryetarëve për vendimin e kuvendit ndaj Xhaçkës tha se ne po diskutojmë mbi një precedent të gabuar, jo për emrin e një deputeti.

“Të nderuar kolegë, znj. Xhaçka është një nga koleget tona. Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka. Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm. Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle.
Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike.
Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK.
Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Tabaku.

Edhe deputetja Ina Zhupa tha se vendimi është për të zvarritur procesin.

”Po e fusni çeshtjen e mandatit të Xhaçkës, ne nje rruge zvarritje. Nuk mund te kete opinion mbi vendimin e Gjykates Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kerkohet opinion pasi Gjykata eshte shprehur. Ju ke i zhbere Gjykaten Kushtetuese”, tha Zhupa. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY