Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI/ “SPAK fshehu dokumentin që tregonte se Edi Rama ndryshoi destinacionin e zonës”

16/09/2024
DOKUMENTI/ “SPAK fshehu dokumentin që tregonte se Edi Rama ndryshoi destinacionin e zonës”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot dokumenta qe nuk janë përfshirë në dosjen  e SPAK dhe që kanë lidhje me ndryshimin e destinacionit të ish klubit Partizani.

Bëhet fjalë për vendimin e kreut të atëhershëm të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

“Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Edi Rama ndryshoi destinacionin e zonës. Në këtë piramidë ata shkruajnë: Ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.

Kërkesat e shtetasit Fatmir Bektashi për objektivat që kërkon të arrijë nëpërmjet pushtetit të shtetasit Sali Berisha, e konkretisht ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, përkundrejt përfitimit që ai do të japë si ryshfet mitë, lexohen në aktet e lidhura me shtetasin Jamarbër Malltezi.
Më poshtë, këta falsifikatorë dhe mashtrues shkruajnë se me datë 22.05.2006, pala pronare e përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi lidhi kontrate me kompaninë Kontakt ku kompania mori përsipër ndërrimin e destinacionit.
Sipas Skapit, kjo u realizua nga miratimi në KRTRSH e Republikës 6 muaj më pas, më datën 21.11.2006 me firmën e Sali Berishës.
Por çfarë fshehin këto qenie mjerane për vitin 2006, që janë të gatshëm të pështyjnë mbi surratin e vet?
Ata fshehin:
1. Qeniet mjerane të denatyruara nga krimi, Dumani i pyetjes 1 milion, Kraja i policisë sekret hoxhiste, vilave dhe ndërtimeve, Melonai, ndrikulla e bandës së Elbasanit, FSHEHIN dokumentin zyrtar që e kanë në dosje, në të cilin del se jo Sali Berisha, por është Edi Rama që ndryshoi destinacionin e zonës nga zonë sportive ne zone urbane ndërtimi 5 muaj më herët nga sa pretendon Skapi i partisë, konkretisht me datë 08.06.2006 dhe ky është dokumenti numër 1. Ky është vendimi i KRRT-së me firmën e Edi Ramës, të cilin skapistët e paraqesin si vendim të Sali Berishës, në të cilin në datën është ndryshuar destinacioni nga zonë sportive në zonë ndërtimi.
2. FSHEHIN dokumentin zyrtar që fakton se ky ndryshim destinacioni ishte vendosur me 12.05.2006 me vendim të Këshillit Teknik të KRRT, i cili përbëhej nga 10 drejtorë të Edi Ramës dhe ajo që ishte më e veçanta e këtij vendi, ishte se ai është marrë pas asnjë kërkese të pronarëve të tokës dhe të institucioneve që administronin klubin Partizani. Ky vendim është marrë 10 ditë përpara se pronaret e tokës të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit.
Mbi bazën e këtij ndryshimi destinacioni, Edi Rama përmes Këshillit Teknik të Bashkisë përcaktonte se cila çështje hynte në rendin e ditës të KRRT
Pra, destinacionin e ndryshoi Edi Rama me datën 12.5.2006 në Këshillin Tektik të Bashkisë së Tiranës dhe pastaj 10 ditë më vonë në Këshillin e Rregullimit të Territorit, të kryesuar jo nga Sali Berisha, por nga Edi Rama”, shpjegoi Berisha në një konferencë për shtyp online. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

21/02/2026
Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

21/02/2026
Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

21/02/2026
Aksidenti në Durrës, çiklisti mbetet pa jetë, autori ka ikur nga vendngjarja

Qëllohet me armë zjarri në Mashkullorë, një në spital. 93 vjeçari nuk të fal për pronën

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

21/02/2026
Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

Aksion si në filma, e kapin makinën me kanabis në rrugën dytësore në Tiranë

21/02/2026
Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

Qeveria e vjedh, në çantën e shkollës edhe një molotov për ta hedhur te muri i kryeministrisë

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.