VIDEO/ Gruaja tentoi të rrëmbejë fëmijën në supermarket në Tiranë

VIDEO/ Gruaja tentoi të rrëmbejë fëmijën në supermarket në Tiranë

230
0
Shares

Një grua tentoi të rrëmbejë një fëmijë në një market në Tiranë dule lënë pa fjalë punonjësit e më pas edhe prindërit e fëmijës.

Policia e Tiranës ka shpërndarë pamjet ndërsa është vënë në kërkim ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet.

Në pamje duket gruaja që shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet, e më pas e merr në krahë, ndalon në një moment pranë kasës bashkë me fëmijën dhe më pas drejtohet tek dera dhe largohet.

Personeli i supermarketit ka ndërhyrë dhe kanë lajmëruar prindërit ndërsa gruaja ka braktisur fëmijën dhe është larguar me vrap.

Pamjet e gruas u janë shpërndarë të gjitha strukturave të policisë, për të bërë identifikimin e saj. Policia e Tiranës kërkon edhe ndihmën e qytetarëve nëse e njohin gruan që shfaqet në pamje, për të bërë ndalimin e saj ndërsa nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë edhe me të meta mendore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY